Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Shameti: Nuk je anti-amerikan nëse kundërshton aleatin strategjik me argumenta

Shameti: Nuk je anti-amerikan nëse kundërshton aleatin strategjik me argumenta

21:46, 20/09/2021
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, Sokol Shameti ka komentuar vendimin e Bashës për largimin e Berishës, duke e quajtur një garë se kush është më shumë pro apo anti amerikan.

Shameti: Duket sikur po përjetojmë një garë se kush është më shumë pro-amerikan. Diskursi i ish-kryetarit të PD Berisha, ai nuk e pranon që është anti-amerikan. Nëse dëgjojmë kryetarin aktual Basha, ai flet për sakrifica që i ka bërë në emer të pro-amekanizmit të tij.

Ka dy mënyra që të jesh pro-amerikan, një mënyrë është mënyra vasale koloniale, që nuk do ta donte edhe SHBA prej nesh një mënyrë të tillë, pasi nuk është shtet kolonial. Vendet e Evropës janë shtete koloniale.

Mënyra e dytë është prej aleati prej të barabarti. Kjo është një mënyrë e të qënit pro-amerikan, një mënyrë që e shohim sot si Franca e cila tërhoqi ambasadorin e saj. Kjo nuk e bën atë anti-amerikane. Franca ka kurajën që për një çështje ka argumentat e saj kundër SHBA.

E njëjta gjë do ndodhte edhe në subjekte edhe më të vogla në parti politike apo në individë nëse kundërshton me argumenta një qëndrim, një kërkesë e SHBA.

Kjo frika nga anti-amerikanizmi po mundohet të shitet si ajo lëvizja makartiste në vitet ‘40-’50 në SHBA, mjafton të thuhej se ky është anti-amerikan, dhe regjizorë aktorë u përjashtuan nga Hollivudi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco