Gjokutaj: Vendim absurd që nuk e beson asnjë fëmijë! Nuk vjen PD në pushtet duke goditur Berishën

Gjokutaj: Vendim absurd që nuk e beson asnjë fëmijë! Nuk vjen PD në pushtet duke goditur Berishën

21:23, 20/09/2021
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj deklaroi në Çim Peka LIVE se vendimi i Lulzim Bashës për të hequr ishkryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD është ‘jo moral’ dhe ‘jo procedurial’.

Gjokutaj: E para e punës, që në gjenezë, Basha është një kryetar i promovuar nga Sali Berisha dhe ka një peng një cens moral dhe etik. Në shkarkimin e Berishës është shkelur me të dyja këmbët të gjitha edhe statuti i partisë. Duke iu referuar edhe drejtësisë, pasi është një vendim, ky është një vendim politik, që bazohet me ligjin, që buron nga një normë që vendos rregullat në parti, kurrë ky vendim duke shmangur statutin dhe procedurën nuk mund të jetë i drejtë. Shkaqet se përse është bërë ky vendim nominal, dihet se forumet e partisë nuk do të merrnin këtë vendim që mori kryetari.

Problemi është se ndodhemi në një situatë shumë të vështirë, pasi kemi një qeveri për të larguar, kemi edhe një opozitë për tu pastruar. Ky është një gabim shumë inteligjent. Ndonëse shitet ky vendim i Berishës për të ruajtuar kompaktsinë e partisë , kjo do vazhdojë të prodhojë efektin e kundërt. Nuk mundet PD të vijë në pushtet duke shmangur aleatët, duke goditur kreatorin dhe frymëzuesin e betejave në këto 30 vite që ka bërë PD. Askush nuk mund të thotë se goditja e  Berishës do ta bëjë partinë Demokratike më të fortë dhe e çon në fitore. Ky është një absurd që nuk e beson asnjë fëmijë jo më njerëzit që meren me politikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco