Strazimiri: Vendimi i Bashës nul, Berisha maja e diamantit antikorrupsion

Strazimiri: Vendimi i Bashës nul, Berisha maja e diamantit antikorrupsion

21:09, 20/09/2021
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Strazimiri thekson se vendimi i Bashës është nul, duke shtuar se Berisha është maja e diamantit antikorrupsion në vend dhe njeriu më denoncues, si nga socialistët, ashtu edhe nga demokratët.

“Asnjë kryetar nuk e ka pasur këtë kompetencë. Vendimi është nul dhe Berisha është anëtar i Grupit Parlamentar të PD. Të dalësh e të thuash kam “vrarë” një njeri, atë që është më i madhi, është vrasje gjakftohtë, për më tepër kur vetë dëshmon se asnjë akuzë nuk qëndron.

Po shkelet statuti i PD. Nëse Berisha paska qenë i korruptuar, Basha që ka qenë ministër na paska qenë jo i korruptuar. Kjo është e pamundur. Sali Berisha është zëri i qytetarëve, media e tij është më e rëndësishmja në vend. Nuk besoj se ka njeri që beson Bashën”, deklaroi Strazimiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco