Flamur Noka: Basha më tha se ‘nuk do lejoj një kongres anti-amerikan’

Flamur Noka: Basha më tha se ‘nuk do lejoj një kongres anti-amerikan’

20:58, 20/09/2021
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka zbardhur në Çim Peka LIVE detajet nga diskutimi i sotëm në kryesinë e grupit parlamentar të PD. Ai konfirmoi faktin se Lulzim Basha e ka quajtur anti-amerikane anëtarësinë e PD-së.

“Është e vërtetë që ka pasur një debat të gjatë mes kryetarit të PD dhe meje në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar.

Debati ka qenë i mbështetur mbi parimet. Unë e kam kundërshtuar pasi nuk kam pranuar të diskutojmë çështje të rendit të ditës sikur nuk ka ndodhur asgjë, sikur nuk është marrë një vendim vrastar kundër kësaj force.

Kam thënë se zgjidhja më e mirë është që baza të marrë një vendim që unifikon partinë. Vendimet individuale e përçajnë partinë.

Në debatet e shumta që patëm, Basha kundërshtoi idenë e respektimit të statutit. Kundërshtoi idenë e një kongresi të jashtëzakonshëm dhe citoi ‘unë nuk do lejoj një kongres anti-amerikan’. Ai e bëri këtë koment pasi i thashë se 80 përqind e anëtarësisë janë kundër vendimit tuaj,” tha Noka.

“I thashë që ky është diabolizëm ekstrem që nuk ka guxuar ta thonë as kundërshtarët më ekstreme.

Pra ju po thoni se keni 8 vite që keni drejtuar një parti anti-amerikane. Por në këtë parti na ka bashkuar gjithmonë ëndrra amerikane, për të implementuar vlerat demokratike amerikane. Kush ka qenë anti-amerikan ka shkuar te partia tjetër”, tha Noka, duke theksuar se Sali Berisha është pro-amerikani më i madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco