Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

VIDEO- SYRI TV/ Ristani: Basha është anti-amerikani i vetëm në PD

VIDEO- SYRI TV/ Ristani: Basha është anti-amerikani i vetëm në PD

19:50, 20/09/2021
A+ Aa A-

Arben Ristani, i ftuar në studion e SYRI TV, komentoi mbledhjen e sotme të kryesisë së grupit parlamentar të PD. Ai u pyet për qëndrimet e Lulzim Bashës, i cili tha se nuk do të lejohet mbledhja e forumeve të larta të partisë.

“Kur themi partia nënkuptojmë Lul Basha dhe kur themi Lul Basha, nënkuptojmë partinë. Fraza të tilla leniniste nuk kanë të bëjnë me PD-në, me statutin e saj dhe me vendimmarrjen kolegjiale. Në statut, kryetari i PD nuk merr vendime, por nxjerr vetëm urdhra në bazë të vendimeve të marra nga forumet,” tha Ristani.

“Anti-amerikani i vetëm në PD është vetëm Lulzim Basha. Për shkak të zotit Basha, ambasadorët e SHBA dhe BE kanë ardhur dhe kanë bërë mbledhje në grupin parlamentar demokrat. Ata e kanë quajtur vijë të kuqe djegien e mandateve. Po ashtu ata i kanë kërkuar Bashës që të marrë pjesë në zgjedhje dhe ai ka marrë vendim kundër tyre,” tha Ristani.

“Partitë tonë kanë një kushtetutë dhe një ligj që i ndalon ato të jenë antidemokratike. Baza e tyre është vendimmarrja kolegjiale. Në partitë politike, sovraniteti është i anëtarësisë. Janë ato që mblidhen kur të duan dhe marrin vendimet që duhet. Asnjë individ nuk mund të dalë para tyre, qoftë këta edhe leninucë si Lulzim Basha”.

I pyetur për lëvizjen e zotit Sali Berisha, Ristani tha: “Berisha ka kërkuar ndjesë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj zotit Basha. Shpresoj që ai të mbështetet mbi parime në lëvizjen e tij”.

“Unë kam bindjen e patundur se Berisha e do PD-në, prandaj ky do jetë një shërbim shumë i mirë që do i bëhet PD-së. Lëvizja e zotit Berisha do jetë një katalizator edhe për lëvizje të tjera në PD, pasi PD duhet çliruar nga ky uzurpim autokrat”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leonsio20/09/2021 20:46

Fix fare , biles edhe me shume anti demokrati me i madh ... le te bashkohemi si asnjehere tjeter per forcimin e PD , pa kete vemje ...

Shto koment

Denonco