Nishani: Rama po shpërndan diversione kundër Foltores së Berishës

Nishani: Rama po shpërndan diversione kundër Foltores së Berishës

11:18, 20/09/2021
A+ Aa A-

Ish-presidenti Bujar Nishani shkruan se ndaj Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha po shpërndahen teza dhe diversione. Sipas tij, në fakt vetëm një çështje e thjeshtë është shtruar nga kjo lëvizje.

“Ndaj Foltores dhe lëvizjes së Z. Berisha, po tentohet të ngrihen teza e diversione pa fund!

Shumica e tyre dalë nga kazani propagandës së Edi Ramës.

Në fakt teza dhe çështja e vetme që shtron kjo lëvizje është e thjeshtë dhe e qartë!

A duhet që Lulzim Basha t’i respektojë dhe dëgjojë anëtarët dhe strukturat e PD-së?

Kaq e thjesht është.

Ndaj kësaj gjithsekush ka të drejtën të pozicionohet PRO ose KUNDER.

Pa shumë spërdredhje!” shkruan Nishani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco