VIDEO nga SYRI TV/ Gjinushi: 73% kanë imunitet, por duhet doza e tretë dhe vaksinimi i fëmijëve

VIDEO nga SYRI TV/ Gjinushi: 73% kanë imunitet, por duhet doza e tretë dhe vaksinimi i fëmijëve

10:27, 20/09/2021
A+ Aa A-

Akademia e Shkencave e Skënder Gjinushit ka nxjerrë një studim të ri, sipas së cilëve 73.3% e popullsisë ka arritur imunizimin ndaj virusit COVID-19. Ky është rezultati i studimit të fazës së tretë, që përkon në periudhën 16 qershor 2021 deri 23 korrik 2021, ku morën pjesë 1527 banorë të moshës 20 deri 75 vjeç të cilët u përzgjodhën në mënyrë krejt të rastësishme nga listat e regjistrave të mjekëve të familjes.

Ajo që është interesante në këtë studim, është rekomandimi për vaksinimin e 12-vjeçarëve me një dozë të vetme vaksine, e ndërsa për 60-vjeçarët rekomandojnë marrjen e një doze të tretë.

Nisur nga fakti që vaksinimi i 12-vjeçarëve është një temë e cila ka ndezur shumë debat në mbarë botën, në këtë studim specifikohet që duhet të vaksinohen vetëm ata të rinj që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe sidomos për ata që kanë sëmundje shoqëruese kronike.

“Për të parandaluar reinfektimet në individët e vaksinuar apo që e kanë kaluar infeksionin mbi 6 muaj përpara, diskutohet kryerja e një doze përforcuese vaksine në moshat mbi 60 vjeç, si dhe në ata me sëmundje shoqëruese imunodeprimuese. Kjo është në përputhje me rekomandimet aktuale shkencore ndërkombëtare. Gjithashtu të planifikohet dhe rekomandohet vaksinimi i të rinjve mbi moshën 12 vjeç me vaksina të miratuara për këto mosha. Siç sugjerojnë të dhënat e fundit shkencore, një dozë e vetme vaksine në këto mosha duhet të jetë e mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 nëpër klasat shkollore. Vaksinimi i të rinjve mbi 12 vjeç t'u rekomandohet prindërve vetëm për ata të rinj që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe sidomos për ata që kanë sëmundje shoqëruese kronike”, thuhet në njoftim.

Në studimin e fundit të bërë nga Akademia e Shkencave, që daton në dhjetor të 2020, thuhej se 50% e popullsisë në Tiranë e kanë kaluar COVID. Studimi u kundërshtua nga ekspertët dhe mjekët.

Kurse tani ASH thotë se pavarësisht se kemi arritur një imunizim shumë të lartë, duhen vaksinuar fëmijët dhe duhet marrë edhe doza e tretë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ripjellsja e flliqur 23/09/2021 01:25

O rrot kari, po çfarë akademiku je ti mor pleh që shite partinë te Tom Boshi!

Lisa20/09/2021 16:31

Gjinushi eshte nje psikopat i degraduar. Keto monstra vec erresojne emrin dhe qellimin e Akademise se Shkencave. Cdo institucion eshte ne pikiate. TUUUURP!

Ben20/09/2021 16:02

O kriminela! A i behet femijeve vaksine te pastudiuar kunder gripit ?! Tmerr! Vete thoni qe eshte imunizuar 73% e popullsise! Apo keni frike se ju ngelin vaksinat stok?!

Agimi20/09/2021 14:35

Kur Ben doktorin edhe ky kryemashtruesi dhe I biri I xhelatit te komunizmit!!!!! O moj shqiperi,e mjera ti, qe ke mbetur , me krye ne hii, me gjinush vrasesin e zi ,qe akoma leksione jep edhe PSE eshte marionete......dhe sate jete rama mbret ,ti do te jesh I qere, deri sa nje dite do te ti nxjerin site......

Landi20/09/2021 13:58

Foli pushti Kriekari i kakademise se shkiesave

Edison20/09/2021 13:41

Hajde vaksinoji femijet tane vete po je trim se ta fusim vaksinen ku ta fuste xhaxhi Enver..... Mbeturine e fares se zeze marksisto-soroisto-fashiste. Do ta mesoni se c ben prindi per femijet...sidomos ne Shqiperi se duket parate ua kane cenuar kujtesen...

Ari20/09/2021 13:09

Ky injorant ne mjeksi , qe gllaberoi Akademine pafytyresisht te jep mesime ...TURP !

Leonsio20/09/2021 11:23

Kush je ti qe jep kato deklarata , apo nuk e sime ne qe je vene edhe ne krye tr Komitetit ta Covid 19 ..?!?!?! , apo ke porosi nga padroni yt , se ti nuk mund te vegketosh pa padron ... turp per ty she sorollopun tend ...

Shqiptari20/09/2021 11:12

O GJINUSH! RROTË KARI!!! TË GJITHA STUDIMET, PROVAT DHE PËRFUNDIMET TEORIKE, SHKENCORE DHE PRAKTIKE KANË PROVUAR PËRFUNDIMISHT QË ASNJË NGA 7 VAKSINAT E HEDHURA SOT NË TREG, NUK KA AFTËSINË PËR TË PARANDALUAR INFEKTIMIN DHE PËRHAPJEN E INFEKSIONIT COVID-19!!! KU JETON TI DHE ATA KOQET E TJERË TË AKADEMISË SË SHKENCAVE SHQIPTARE, O TRAP!!! EDVIN RAMA TA KA SHKRUAR KËTË ARTIKULL, O PLEHRË!!! VAKSINOHU VETË BASHKË ME EDVIN RAMËN ME DOZËN E 3, 4 DHE TË 5 PO DESHËT!!! PSE DUHET TË VAKSINOHEN ATA QË E KANË KALUAR COVID-19 DHE JANË SHËRUAR PLOTËSISHT?? A DI TI QË VAKSINA E HUMBET FARE EFEKTSHMËRINË PAS 4 MUAJSH DHE NUK KA MË ASNJË VLERË? O PLEHRË!!! CILI KA FITUAR MË TEPËR IMUNITET, AI QË E KA KALUAR COVID-19 APO I VAKSINUARI? A KA NGA PERSONAT E INFEKTUAR ME COVID-19, APO TË SHTRUAR NË SPITAL, APO QË KANË HUMBUR JETËN, PERSONA QË E KISHIN KALUAR MË PARË COVID-19? PSE NUK I REGJISTROJNË NË SISTEMIN E-ALBANIA PERSONAT QË E KANË KALUAR COVID-19 DHE TË PAJISEN ME ATË "PASAPORTËN E GJELBËR" NJËSOJ SI TË VAKSINUARIT ME NGA DY DOZA VAKSINE???!!!!! SIPAS OBSH, PËRDERISA EFEKTI I VAKSINAVE ËSHTË VETËM LEHTËSIMI I SIMPTOMAVE DHE MINIMIZIMI I FATALITETEVE, ATËHERË PSE FËMIJËT, QË E PËRBALLOJNË SËMUNDJEN DHE E KALOJNË LEHTË, DUHET TË VAKSINOHEN PATJETËR???

Shto koment

Denonco