Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Nis sot punimet parlamenti i Kosovës, seanca e parë pas pushimeve të verës

Nis sot punimet parlamenti i Kosovës, seanca e parë pas pushimeve të verës

07:27, 20/09/2021
A+ Aa A-

Pas pushimit veror, deputetët e Kosovës do t’iu drejtohen sot ulëseve të Kuvendit në seancën e parë plenare për sesionin vjeshtor.

Seanca do të fillojë me pikat e rëndomta, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vijuar me shqyrtimin e parë të Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës dhe atë për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.

Në këtë seancë pritet të formohet edhe komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,
6. Formimi i komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco