COVID/Përse të dielave ka më pak teste?

COVID/Përse të dielave ka më pak teste?

19:52, 19/09/2021
A+ Aa A-

Ndërkohë që numri i të infektuarëve nga qarkullimi intensiv i variantit DELTA rritet, saisia e testeve ditore ulet., por më e rënda është se çdo të djelë, të paktën gjatë 4 javëve të fundit, numri i testeve rezulton i ulur me rreth 1000 teste në krahasim me numrin e testeve gjatë ditëve të javës...

Kjo ndodh ose qëllimisht për të ulur numrin e infektimeve ose sepse sistemi pushon se vepruari ditëve të dielave, ndërkohë që virusi vazhdon të qarkullojë, e madje të shkaktojë shtrime të shumta në spitale e viktima.

Nëse do të pranohej opsioni i parë, atëherë në mënyrë të qëllishme kjo ka çuar në uljen e numrit i të inflektuarëve nga ulja e kontrolluar e numrit të testeve. Nëse do të pranohej opsioni i “rënies” së sistemit kryerjes së testeve gjatë të dielave, kjo do të thoshte që qytetarët janë lënë pa shërbimin e nevojshëm, në këtë kohë kur varianti DELTA ka shkaktuar rritje të numrit të të infekltuarëve, shtrimeve në spitale dhe të viktimave.

Në të dy raste bëhet fjalë të paktën për papërgjegjshmëri dhe tallje me jetën e shqiptarëve.

Dhe detyrimisht qytetarët gishtin e drejtojnë te qeveria, që jo vetëm ka dështuar në menaxhimin e krizës sanitare, ndërkohë që me kartën e “menaxhimit të suksesshëm të pandemisë” tjetërsoi rezultatin e zgjedhjeve, por më grabitjen e mandatit të tretë po tallet me shqiptarët, duke i lënë në mëshirë të fatit ose duke i mashtruar më futjen e duarve në statistikat e pandemisë...

Syri.net

19 shtator 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco