Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Bajramaj: Mbështes aksionin Berisha, qytetarët entuziastë për këtë iniciativë

Bajramaj: Mbështes aksionin Berisha, qytetarët entuziastë për këtë iniciativë

17:55, 19/09/2021
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Megi Fagu, foli për zhvillimet brenda PD-së.

Bajramaj thekson se mbështet aksionin Berisha, kurse shton se qytetarët janë entuziastë për këtë iniciativë.

“A mund t’i japim kaq pushtet Bashës? Sot hoqi kryetarin historik të PD-së, nesër heq njerëz të rëndësishëm brenda partisë. Duhet të ketë statut të forte partia, se përndryshe do ishte e vështirë që të mirëkuptohemi. Partia duhet t’i përmbahet statutit. Mbështes aksionin Berisha, qytetarët janë entuziastë për këtë iniciativë. Zgjidhja për këtë gjë është referendumi, e nëse baza vendos që Berisha duhet të ikë, atëherë le të vendoset, por nëse nuk ka vendimmarrje baza, nuk mund të jetë e drejtë që të vendosë për gjithçka kryetari.

Amerikanët nuk po rrëzojnë më regjime, por po forcojnë regjime. Më ikin përditë shokë e shoqe e ikin nga Shqipëria dhe kjo gjendje është e rëndë. Plehrat në Durrës janë një problem kritik, po dëmton qytetin”, deklaron Bajramaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco