Qeveria e turpit historik të 25 Prillit!

Qeveria e turpit historik të 25 Prillit!

11:01, 19/09/2021
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Qeveria që u betua dje është produkti mafioz i turpit historik të 25 prillit.

SHBA dhe OSBE i kanë damkosur qartë masakrën mafioze, që u konsumua në 25 prill dhe që është nje hap kriminal për të legjitimuar kapjen rilindase të drejtësisë, zgjedhjeve dhe ekonomisë.

SHBA ishin shumë të qartë.

Ambasadorja amerikane Elisabeth Rosenstock-Stiller, në fjalën e mbajtur në misionin e OSBE ne maj vetem dy jave pas zgjedhjeve te 25 prillit:

"Shtetet e Bashkuara duke iu referuar konstatimit të misionit të OSBE-së se partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale, keqpërdorimit të burimeve administrative.

Ne gjithashtu shikojmë konstatimin e tyre, se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe ne akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve.

SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme”,- thuhet në deklaratën e SHBA-së për zgjedhje.

Ne 25 prill ne Shqiperi sipas raportit te OSBE-ODIHR u konstatua se Rama dhe rilindja kane kryer nje masaker zgjedhore te vertete ku :

– Qeveria organizoi dhe financoi ne menyre mafioze shitblerjen me kriminale dhe masive te votave te pare ndonjehere.

– Qeveria e perdori pushtetin duke shperdoruar ne menyre kriminale te dhenat personale te qindra mijra qytetareve, te cilat jane tashme ne duart e krimit te organizuar dhe trafikanteve duke tronditur rende sigurine publike dhe ate personale te qytetareve.

– Qeveria shperdoroi pushtetin dhe administraten per presione mafioze mbi qytetare dhe bisnese, perdori dhjetra milion euro dhe e gjithe administrata u perdor si detashment kriminal zgjedhor kunder qytetareve

- Dhjetra mijra qytetareve shqiptare ne Greqi dhe Maqedoni ju mohua e drejta e votes ne menyre antikushtuese nga qeveria me vendime te paligjshme.

– Qeveria kapi dhe zaptoi kriminalisht dhe totalisht Median, per te mashtruar dhe dezinformuar qytetaret per qellimet elektorale te rilindjes.

– Qeveria punesoi me mijra njerez ne menyre te paligjshme ne administratën publike vetem me qëllime elektorale.

– Qeveria shperdoroi ne menyre mafioze dhjetra milione euro e rindërtimit për të orientuar votën.

– Qeveria përdori grupet kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

Me voten e lire nuk ka kompromis ajo ose eshte e lire ose e dhunuar.

25 prilli ishte prova e dhunimit ekstrem te votes se lire me çdo mjet e menyre dhe me perfshirjen e hapur te mafies dhe krimit te organizuar.

Masakra zgjedhore eshte ulur kembekryq ne Shqiperi,qendrimi ndaj saj eshte gur prove per kedo shqiptar dhe te huaj, per tu vendosur ose ne krah te demokracise ose ne krah te mafies antishqiptare te rilindjes ne pushtet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari19/09/2021 11:12

U NGOPEM ME HARTIME O Z. VASILI!! ME PARTI FAMILJARE NUK RREZOHET EDVIN RAMA! ME MBESHTETJEN, PERKRAHJEN DHE NDIHMEN E SHBA, TE NJEJTAT GJERA SI NE AFGANISTAN PO NDODHIN EDHE NE SHQIPERI, U RRIT NE MAKSIMUM SASIA E SIPERFAQEVE TE MBJELLA ME KANABIS, U RRIT VOLUMI I TRAFIKUT TE DROGRAVE NGA ME TE LEHTAT E DERI TEK ME TE RENDAT, BRENDA DHE JASHTE VENDIT, TE NJEJTAT VJEDHJE, KORRUPSION, PERVETESIME PARASH, GRABITJE PRONASH, MANIPULIME ZGJEDHORE PER MBAJTJEN E PUSHTETIT PO BEN EDHE EDVIN KRISTAQ RAMA ME NARKO-BANDEN E TIJ KRIMINALE "RILINDJA"!! VETEM SE FUNDI I REGJIMIT TE SATRAPIT TE SURRELIT NUK DO TE JETE SI AI ASHRAF GHANIT ME BANDEN E TIJ. NUK DO TE KETE KURRE FUND KY REGJIM, SEPSE SHQIPTARET NUK JANE TRIMA DHE TE VENDOSUR, SEPSE PERCAHEN DHE MANIPULOHEN ME LEHTESI, SI EDHE BLIHEN DHE SHANTAZHOHEN PA PIKEN E TURPIT, SEPSE POPULLI SHQIPTAR ESHTE POPULLI ME I KORRUPTUAR NE BOTE!! OPOZITA SHQIPTARE ESHTE E PERCARE, E PAFUQISHME, E MANIPULUESHME, E KORRUPTUAR DHE PA DINJITET DHE NUK GEZON BESIMIN E POPULLIT!!! PRANDAJ SATRAPI I SURRELIT DO TE JETE NE PUSHTET PER AQ VITE SA DESHIRON VETE!!!

Shto koment

Denonco