Minatori ende i bllokuar në galeri, Rama flet për gratë e ministrave

Minatori ende i bllokuar në galeri, Rama flet për gratë e ministrave

11:33, 18/09/2021
A+ Aa A-

Ndërkohë që në mbledhjen e parë të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka folur për dhuratat, kafet, pushimet dhe gratë e ministrave që kalojnë nga salla VIP në Rinas, në Bulqizë po vazhdon prej 3 ditësh një tragjedi.

Tashmë janë mbushur 72 orë që një minator gjendet i bllokuar në galerinë e thellë të minierës së Bulqizës, por as në parlament dhe as sot në mbledhjen e qeverisë nuk u tha asnjë fjalë për fatin e tij.

Ndërkohë që shpresat për ta gjetur të gjallë minatorin Muharrem Plaku sa vijnë e pakësohen, kryeminstri Rama nuk e gjen me vend që t'i kërkojë ministres përgjegjëse Belinda Balluku sqarim dhe një raportim për situatëm dhe se deri në çfarë pike është kërkim-shpëtimi për minatorin Plaku.

Syri.net ka mësuar se faktikisht operacionet e kërkimit po vijojnë edhe në këtë ditë të tretë të bllokimit, por puna po ecën me ritme shumë të ngadalta.

Një ditë më parë, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera njoftoi se operacioni është mjaft i vështirë, për shkak se vijojnë të bien minerale, kurse për gjendjen shëndetësore të minatorit 60-vjeçar nuk ka ende asnjë informacion.

Në kohën e bllokimit, 60-vjeçari Muharrem Plaku me profesion teknik, ka qenë duke hapur frontin e ri të punës për minatorët që do të nxirrnin më pas mineralin e kromit, por dyshohet se në thellësi ka pësuar shembje pingule masivi shkëmbor. Pesë prej minatorëve mundën të shpëtojnë, me dëmtime të lehta, ndërsa kolegu i tyre vazhdon që të jetë i bllokuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Elvan Sokoli18/09/2021 13:13

Nuk ka mundesi Lart Madheria e tije qe te flase, dhe te veproje, me ane te instrumentave qe ka Qeveria. Ne mbrojtje te jetes, shendetit, dhe familjeve te minatoreve te Shqiperise. Sepse koha e tije, eshte e nxene, nga konkubinat Ministresha te tije, dhe nga oligarket, dhe kriminelet qe kane pronesua te gjitha galerite, dhe minjerat e Shqiperise, bashke me te gjitha pasurite e vendit.

Shto koment

Denonco