Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Betimi i qeverisë: Kryeministri Rama në Presidencë, pritet nga Panariti

Betimi i qeverisë: Kryeministri Rama në Presidencë, pritet nga Panariti

10:02, 18/09/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë për ceremoninë e betimit të kabinetit të tij Rama 3.  Ai u prit në hyrje nga Shefi i Kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti.

Më herët në selinë e kreut të shtetit kanë shkuar ministrat e rinj si dhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila ka kryer më herët betimin.

Përbërja e qeverisë së re u votua mëngjesin e 17 shtatorit në Kuvend, i cili qe mbledhur një ditë më parë në seancë plenare për projektvendimin “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së këshillit të Ministrave”.

Në fund, parlamenti e votoi përbërjen dhe programin qeverisës me 77 vota pro, 52 kundër dhe 1 abstenim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco