VIDEO/ Referendumi, Nishani reagon ndaj Bardhit: Kuvendi Kombëtar ndryshon statutin

VIDEO/ Referendumi, Nishani reagon ndaj Bardhit: Kuvendi Kombëtar ndryshon statutin

20:28, 17/09/2021
A+ Aa A-

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, deklaroi se Kuvendi Kombëtar mund të ndryshojë çdo gërmë të statutit të Partisë Demokratike. Nishani reagoi ndaj deklarimeve të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, sipas të cilit PD nuk e njeh referendumin. Zoti Nishani tha se hapi i parë për ringritjen e Partise Demokratike është largimi i Lulzim Bashes nga drejtimi i saj

Kuvendi Kombëtar mund të ndryshoje çdo gërmë të statutit të Partisë Demokratike. Kështu deklaroi ish-Presidenti i Republikës dhe ish-kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani.

I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në SYRI TV, zoti Nishani iu kundërpergjigj deklarimeve të një dite më parë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi sipas të cilit PD nuk e njeh referendumin.

Për Bujar Nishanin, përgjegjësi kryesor për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Partia Demokratike, është kryetari i saj Lulzim Basha.

Ish-Presidenti Nishani, bashkë me shumë ish-drejtues të Partisë Demokratike, deputetë dhe ish-deputetë të kësaj partie, i është bashkuar foltoreve të thirrura nga lideri historik i demokratëve Sali Berisha, përmes të cilave synohet rikthimi i sovranitetit dhe dinjitetit në forcën kryesore të opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco