Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Flamur Noka: Basha i hoqi qëllimisht referendumet nga statuti, ne nuk do të ndalemi

Flamur Noka: Basha i hoqi qëllimisht referendumet nga statuti, ne nuk do të ndalemi

20:17, 17/09/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot nuk ka kthim pas për vendimin e një jave më parë, kur përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Por deputeti Flamur Noka, një nga mbështetësit e Sali Berishës në aksionin kundër kryetarit të PD-së, shprehet se ish-kryeministri nuk do të tërhiqet deri sa anëtarësia të flasë në lidhje me vendim. I ftuar në ABC, Noka tregoi hapat që do të ndërmarrin për të shkuar deri te referendumi. Fillimisht, deputeti demokrat tha se do të mblidhet Kuvendi Kombëtar për të ndryshuar statutin.

“Ne kërkojmë referendum pa diskutim. Nuk dua t'i hyj që referendumi ka qenë një pikë dhe është hequr nga statuti, nuk dua t’i hyj që është e paramenduar. Mekanizmat janë; e para ne kërkojmë referendum, por si do të arrihet? Do të mblidhet Kuvendi Kombëtar do të bëjë ndryshimin në statut, për të sanksionuar referendumin. Dhe sovrani është ai që vendos. Kuvendin do ta thërrasë ¼ e anëtarësisë”, tha ai.

Ish-ministri i Brendshëm u shpreh se synimi fundor është të respektohet vullneti i anëtarësisë, të dëgjohet zëri i demokratëve duke shmangur. 

“Në mënyrë absolute, Sali Berisha kërkon një gjë: të dëgjohet zëri i çdo anëtari, të respektohet vullneti i anëtarësisë, si e vetmja formë për ta bërë partinë më të fortë. Në rast se zëri do të flasë pro vullnetit të kryetarit, Berisha ka shprehur se do ta respektojë. Në të kundërt, do të respektohet vullneti i anëtarësisë. Demokracia direkte është kjo, të respektosh vullnetin e anëtarëve, nuk mund të marrësh vendime si autokrat. Sot e kanë konfirmuar mbështetësit se nuk pranuan ta çojë në bazë, se anëtarësia e rrëzonte”, tha më tej Noka.

Në fund, Noka sqaroi edhe për aludimet në media se mes tij dhe liderit të PD-së kishte shkuar deri në përplasje fizike. “Jo. Mediat e qeverisë për të banalizuar debatin e brendshëm u munduan ta kanalizojnë kështu. Ka qenë një debat konstruktiv, edhe terma miqësorë, por këto që po them, janë thënë, sepse po përçahet partia. Partia po lëngonte nga 25 Prilli, dyfish nga shpallja “non grata” e Berishës dhe i kam thënë se me këtë vendim e vrave partinë” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alienet17/09/2021 22:47

ESHTE TRIM I MADHE KY NULI.... HAHAHAHA . PD NUK KA PERFAQESUES DINJITOZ SHUMICA SI KY NULI JANE PASI SALI BERISHES KESHTU ZHAPIKESH I DUHE NJE PERDORIMSHMA ME TE ARDHE KEQ PER LETE FORCE POLITIKE, ME MIRE TE NDAHET PD NE PD TE SALIUT ME SHIKSA DHE KOMUNISTA DHE NE PD TE LULIT ME NJEREZ QE DUAN SHQIPERINE TE ECE PERPARA. FORCA NULI.

Shto koment

Denonco