Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Nishani: Basha ka shkatërruar PD-në, opozita s’mund të fitojë zgjedhjet me lidershipin e tij

Nishani: Basha ka shkatërruar PD-në, opozita s’mund të fitojë zgjedhjet me lidershipin e tij

19:26, 17/09/2021
A+ Aa A-

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani, në një intervistë në Syri Tv, me moderatoren Juli Krisafi, foli për zhvillimet në PD.

Nishani thekson se Basha ka shkatërruar PD-në, duke shtuar se opozita nuk mund të fitojë dot zgjedhjet me lidershipin e tij.

“Basha ka shkatërruar PD-në. PD duhet që të ringrihet. PD nuk mund të fitojë zgjedhjet me lidershipin e Bashës. Zoti Basha e ka konsumuar kohën e tij. Me lidershipin e Bashës, PD nuk mund të jetë forcë fituese. Basha është pengesa kryesore për nisjen e procesit të transformimit të Partisë Demokratike. Tezat që lundrojnë në PD janë teza të errësirës. PD, për shkak të vendimeve që ka marrë Basha, ka dalë më e dobët se ç’ishte dy vjet më parë.

Fakti se PD është më e dobët pas 25 prillit, tregon shumë për lidershipin e Lulzim Bashës. Partia Demokratike sot është partia që ka mbi 680 mijë qytetarë me vete dhe lidershipi i saj mund të ndryshojë e nuk ka asgjë këtu. PD është ngriur mbi parime të të drejtave të njeriut dhe nëse këto vlera cënohen, atëherë duhet ndryshim. Penalizimi politik i Bashës është çlirim për PD-në”, deklaroi Nishani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari17/09/2021 19:44

AS NUK DISKUTOHET FARE QE ME BASHEN NE KRYE PD, NUK MERR DOT VOTA NE CDO QARK TE SHQIPERISE AS PER 1 DEPUTET, NDOSHTA MUND TE MARRE VETEM 3 NE TIRANE!!!

Shto koment

Denonco