Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Agron Gjekmarkaj: Nuk i kishim votat e nevojshme për largimin e Sali Berishës

VIDEO/ Agron Gjekmarkaj: Nuk i kishim votat e nevojshme për largimin e Sali Berishës

18:50, 17/09/2021
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj e pranoi se vendimi personal i Lulzim Bashës për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi i PD, u mor si i tillë, pasi PD nuk i kishte votat për ta përjashtuar liderin historik.

Madje Gjekmarkaj shkoi edhe më tej, kur tha se edhe ai vetë po të ishte thirrur në këtë votim, do të shprehej kundër përjashtimit të ish kryeminstrit Berisha nga grupi kuvendor i PD.

Por, pavarësisht se e pranon shkeljen statutore me këtë akt, Gjekmarkaj e justifikoi vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar.

I ftuar në Syri TV, Gjekmarkaj nuk arriti t’i përgjigjej pyetjes nëse më i rëndësishëm është Lulzim Basha apo gjithë anëtarësia e Partisë Demokratike.

Gazetari Bledian Koka i kujtoi zotit Gjekmarkaj një shkrim të vitit 2018, ku vete ai i kërkonte Sali Berishës të merrte nismën për rithemelimin e Partisë Demokratike.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco