‘Berisha u largua me metoda komuniste’/ Gjata: Denoncoi planin për ndarjen e Kosovës

‘Berisha u largua me metoda komuniste’/ Gjata: Denoncoi planin për ndarjen e Kosovës

18:36, 17/09/2021
A+ Aa A-

Çlirim Gjata mendon se arsyeja e dhënë nga Lulzim Basha se përjashtoi Berishën për hir të partisë është metodë komuniste.

“Këto janë metoda komuniste për të sakrifikuaar Berishën për hatër të partisë, kjo është metoda komuniste”, tha ai i ftuar në emisionin ZonaZero në Top News me gazetarin Thimi Samarxhiu.

Gjata i këshillon Bashës që të mos e përdorë më këtë arsyetim. “Ça kuptimi ka partia nëse sakrifikojmë njerëzit kështu. Ta heqim këtë që vendimi u mor për interesat e partisë, më mirë mos e themi këtë term”, tha ai.

Arsye të shpalljes së Berishës “non grata”, Gjata gjen të njëjtën që jep edhe Sali Berisha.

“Berisha, për shkak të denoncimit të planit për shkëmbimin e territoreve për ndarjen e Kosovës. e denoncoi dhe u bë publike. Denoncimi i këtij plani ka djegur shumë interesa, mund të jetë një hakmarrje dhe plus faktorizimi i dikujt, duke mos pasur Berishën nëpër këmbë”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco