Berisha fitoi betejën mediatike, Rama dhe Basha tentuan ta eklipsojnë

Berisha fitoi betejën mediatike, Rama dhe Basha tentuan ta eklipsojnë

09:28, 17/09/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha, ishin në sinkron mbi një 'strategji' që synonte eklipsimin e takimit të parë të Sali Berishës. Por Berisha fitoi betejën mediatike. Të dhënat nga mediat sociale treguan se Berisha kishte rreth 10 herë më shumë ndjekës. Ky fakt u bë viral në rrjetet sociale

Mungesa e Kryeministrit Edi Rama në sallën e Kuvendit gjatë diskutimeve për programin e qeverisë shkaktoi debate, mosdakordësi dhe bllokim të foltores. Deputetët e opozitës kërkuan që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, të ndërpriste seancën, si dhe të njoftonte kreun e qeverisë të merrte pjesë, ndërsa lajmëruan se nuk do të marrin fjalën e tyre pa prezencën e tij.

Kreu i qeverisë mbërriti në Kuvend me dy orë vonesë, saktësisht në orën 17:59, ndërsa seanca e diskutimeve për programin e qeverisë nisi menjëherë sapo ai u fut në sallë. Kreu i qeverisë u shpreh se vonesa e tij kishte të bënte me një punë të rëndësishme, ndërsa theksoi se rregulloja e Kuvendit nuk parashikon që ai duhet të ishte domosdoshmërish aty e për këtë arsyet opozita nuk duhet të kishte bllokuar foltoren e shtyrë seancën.

Duket rastësi, por Rama mbërriti në Kuvend për seancën, ku gjatë do të fliste edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, një minutë përpara se ish-Kryeministri Sali Berisha të niste fjalën e tij në takimin me demokratët të paralajmëruar dy ditë më herët. Pastaj mes mazhorancës dhe opozitës nisi një 'sherr' në sallë.

Por edhe 'sherri' mes demokratëve dhe socialistëve nuk e eklipsoi takimin e Berishës. Por Berisha fitoi betejën mediatike. Të dhënat nga mediat sociale treguan se Berisha kishte rreth 10 herë më shumë ndjekës. Ky fakt u bë viral në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco