VIDEO/ Yuri Kim ‘lan duart’: Berishën e përjashtoi Basha, të marrë përgjegjësitë për vendimin e tij

VIDEO/ Yuri Kim ‘lan duart’: Berishën e përjashtoi Basha, të marrë përgjegjësitë për vendimin e tij

09:07, 17/09/2021
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi një intervistë për Zërin e Amerikës se vendimin për përjashtimin e Sali Berishës e ka marrë Lulzim Basha. Sipas saj, Basha duhet të marrë përgjegjësi për vendimin e tij.

Zëri i Amerikës: Ambasadore Kim, faleminderit për këtë intervistë. Ditët e fundit, në qendër të vëmendjes kanë qenë zhvillimet në Partinë Demokratike, pas vendimit të zotit Basha për të lënë jashtë grupit parlamentar ish kryetarin Sali Berisha. Një vendim që ju e keni përshëndetur. Megjithatë zoti Basha ka deklaruar se ai ka qenë i detyruar të ndërmarrë një hap të tillë, duke nënkuptuar një kërkesë të panegociueshme nga pala amerikane. Por nuk kanë qenë të pakët zërat që nuk e shohin normale që një forcë politike të detyrohet të mbajë këtë apo atë përfaqësues të saj. Çfarë do ndodhte nëse zoti Basha nuk do ndërmerrte një veprim të tillë?

Ambasadorja Kim: Shikoni, ky është një vend i lirë. Është vend aleat në NATO. Dhe udhëheqësit duhet të marrin përgjegjësi për vendimet e tyre. Për sa i përket Shteteve të Bashkuara, pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë që nga fillimi në lidhje me personat e përcaktuar. Dhe, nuk kam gjë tjetër për të shtuar për këtë çështje.

Po pse Yuri Kim ia la në derë Bashës? Sepse të jesh vend anëtar i NATO-s do të thotë 'Aleat me traktat'. Ky është një dokument ligjor i miratuar në të dy parlamentet. Përveç anëtarëve të NATO-s, SHBA nuk kanë aleancë me traktat me asnjë shtet. Edhe aty ku kanë aleanca ushtarake (NATO është ushtarake dhe politike), quhen aleatë kryesorë ushtarakë non-NATO, pra një nivel më poshtë. Për vendet në aleancë strategjike, ndërhyrja në politikën e brendshme është vijë e kuqe për çdo administratë, dhe kushdo që e bën, ikën nga vendi i punës. Kjo është arsyeja që kur ambasadorja Kim flet për shqiptarët këtu, i del vetë për zot kërkesës për largimin e Berishës edhe pse pa ia përmendur emrin. Por kur flet për VOA (që zbardhet dhe për DASH) ia lë në derë përgjegjësinë e vendimit Bashës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari20/09/2021 13:12

PO KJO DIHET!! SHBA GJITHMONË KËSHTU KA LUAJTUR ME KËTA LAPANJOZËT E MBARUAR, HAJDUTË, TË KORRUPTUAR, PA BYTHË DHE TE DEGRADUAR!!! PASI IA MBËRTHEU EDHE TOPET ME DARË, TOPIN APO DOBIÇIN, JA LA NË DERË LULUSHIT!!! PRA ME KËTË DEKLARATË, TË SHQIPËRUAR, POPULLORÇE, KIMETJA I THA LULIT: UNË KAQ E KISHA PËR DETYRË, SA T'JU FUSJA NË SHERR E TA PËRÇAJA PARTINË DEMOKRATIKE DHE T'I PASTROJA RRUGËN EDIT! TANI KOKAT HËNGSHI DHE VAFSHI NË GOP TË S'ËMËS QË TË DY, LULI DHE BERISHA BASHKË!!! LULUSHI TANI ËSHTË THJESHT NJË LIMON I SHTRYDHUR PA VLERË!!!

Andi17/09/2021 10:25

…kaq tu desh Basha, tani te shkoje nga te doje. Mire e ke, kujt i plasi per ate.Basha, cte mbjelle do te korrë.

Daj Jaku17/09/2021 09:50

Mbaje në gojë se të zbut ai mut që bëre! Pate më tepër “besim” (inteteres) te ajo kineze se sa te babai yt politik që të mori nga Kosova përkthyes mjeran ( i shkolluar me lekët e Sorosit) dhe të bëri ministër, krytar, miljarder. Më thoni një rast që nuk kanë lënë në baltë ameriqenët mbasi kanë mbaruar interesat e veta, në më të shumtën e rasteve interesa personale të dhjepllomatëve, aq më tepër që sot janë kryesisht sorosianë, dmth pa atdhe.

Shto koment

Denonco