Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Manjani: Ambasadorët nuk janë gjykatë

Manjani: Ambasadorët nuk janë gjykatë

09:00, 17/09/2021
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Sekretari Amerikan i Shtetit, ambasadori/ja e ShBA, vetë Presidenti i tyre janë nënpunës shteti dhe jo drejtësia amerikane. As drejtësia e botës!

Njësoj vlen ky arsyetim për çdo mininistër, kryeministër, president e ambasador kudo në botë.

Ata nuk janë gjykatë!

Për pasojë nuk kanë asnjë të drejtë të ngrenë akuza publike ndaj askujt.

Në të gjitha dokumentet ligjore të rruzullit, përfshi dhe Kushtetua e SHBA, sanksionohet ekskluziviteti i gjykatës së pavarur për të vendosur mbi fajësinë ose pafajësinë e çdo individi.

Askush tjetër autoritet, pushtet apo individ nuk mund të shpallë dikë tjetër fajtor, përveç se gjykatës. Kjo e fundit gjykon vetëm mbi bazë provash e faktesh dhe në një proces të rregullt.

Pushtetet agresive bëjnë ç'mos të provojnë fajësinë e dikujt para gjykatës, por nuk marrin përsipër ta zëvendësojnë atë.

Ky është rregulli i konsoliduar i 2000 viteve të fundit.

Me këtë rregull çdo njeri në botë ka të drejtë të kërkojë mbrojtje të dinjitetit ndaj cilitdo autoritet që e nëpërkëmb atë.

Pushtetet edhe mund të vrasin se kanë ushtri e armë në dorë. Edhe mund të sajojnë e maipulojnë se kanë para e legena që i shërbejnë pa hesap.

E prapë se prapë nuk kanë të drejtë të akuzojnë e as të gjykojnë njeri!

Nuk e kanë këtë të drejtë dhe pikë.

Tani, që ka shqiptarë që llogjet e politikanëve (përfshi dhe ato të huaj) apo të nënpunësve diplomatikë i quajnë ligj dhe nuk i diskutojnë, ky është fakt.

Por nuk çuditem, sepse këtu pranohet gjerësisht se “gjyqi” mbaron në komisariatin e policisë dhe tek zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme. Po bëri zëdhënie ambasadori/ja X apo Y, quhet dënim ndërkombëtar…

Kjo quhet legenosje kolektive. S'ka konventë e kushtetutë që i bën derman, me thënë të drejtën…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Stern Pata17/09/2021 22:13

Z. Manjani, Ja përsërisni edhe njëherë nesër Kimetes, se sot është e mjaft "busy" me Tomën, Qifen dhe Rrajën. Kanë shkuar në hell një kangur; po fergohet një dhelpër e kuqe në trefletsh; dhe nectar shege ballë kazani - barut alkol thotë Rraja gjoksshkopsitur.... është e shpërqëndruar Kimetja se Rama e quajti "geisha" kur po I hekuroste pelenat.

Osumi17/09/2021 21:07

O lul basha! Degjoje juristin me personalitet z. Manjani. Une e di se dhe ju keni mbaruar juridikun ne hollande, por me duket me bindes ky qe studimet i ka kryer ne tirane.

Shto koment

Denonco