Basha shpërndan videon: Që Shqipëria të shpëtojë, duhet bashkëpunim i ngushtë me shoqërinë që do ndryshim

Basha shpërndan videon: Që Shqipëria të shpëtojë, duhet bashkëpunim i ngushtë me shoqërinë që do ndryshim

22:25, 16/09/2021
A+ Aa A-

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka risjellë në vëmendje në rrjete sociale, pjesë të fjalës së tij gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.

Mbi videon e publikuar, kreu i PD Shkruan, se do të jenë gardianët e interesit publik dhe instrumenti i qytetarëve për të sjellë ndryshimin.

“Që Shqipëria të dalë nga ky udhëkryq, që shqiptarët të shpëtojnë nga armiqtë e qeverisjes së mirë, kërkohet një zgjidhje politike.

Natyrisht ajo nuk mund të vijë vetëm nga ne, as nga ai që i ka shpallur luftë demokracisë dhe bashkëjetesës demokratike, por duhet të vijë si një bashkëpunim i ngushtë me shoqërinë shqiptare, që prej kohësh ka shprehur dëshirën e ngutshme për ndryshim.

Prandaj ne, në Parlament dhe jashtë tij, nuk do të jemi vetëm gardianët e interesit publik kundër kësaj skote të korruptuar, por duam të jemi instrumenti në duart e qytetarëve për ta realizuar bashkë këtë ndryshim”, u shpreh Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korabi17/09/2021 09:04

Qe Shqiperia te shpetoj duhet te largohet Basha e Rama dy pinjoll te Sorost.A i pate kufomat dje ne parlament.Se Basha bashkpunon me Ramen shikoni sa hapsir i kan hapur medjet e Rames.Minarja nuk futet ne thes ,me 17 maje Lulzi Basha ka shitur nderin gruan e PD te Edi Rama.Demokratet skan cfar te humbasin nje dit e me pare duhet te largojn ket vemje.

t17/09/2021 07:09

Shqiperia e ka emergjencë ndyshimin,por kete ndryshim nuk e sjell as ramëlugati as bashëjuda.pd dhe ps duhet te ndryshojne rrenjesisht ato te parat

Molla e dijes17/09/2021 01:44

VETËM E VËRTETA E "VRET" ATIN POLITIK-do thoshte Will Rogers. E VËRTETA DO T'JU ÇLIROJË- thoshte Krishti. NUK "VRITET" BABA me gënjeshtra apo me lojra "ngriva shkriva". Midis dy gënjeshtrave fiton gënjeshtra më e madhe. "Në politikë supozojmë që të gjithë ata që dinë të marrin votat dinë se si të administrojnë një qytet apo një shtet. Kur ne jemi të sëmurë, nuk kërkojmë për mjekun më të bukur, ose më elokuentin". (Platoni) "Politics is not a game. It is an earnest business." (Winston Churchill) "If you ever injected truth into politics you would have no politics." (Will Rogers) "Në luftë, ju mund të vritesh vetëm një herë, por në politikë, shumë herë". (Winston Churchill) "Politika është lufta pa gjak, ndërsa lufta është politika me gjak". (Mao Zedong) Edi Rama fitoi zgjedhjet e 25 prillit duke përdorur blerjen e votave dhe shtetin për riciklimin e pushtetit. Kështu thotë Basha, por direkt pas zgjedhjeve nxitoi të rimerrte postin e kryetarit të partisë. Asnjë protestë që atëherë; Luli u fut në parlament dhe teatri i radhës ishte votimi i L.Nikollës si kryetare parlamenti. Shfaqja qesharake ishte grisja e votës nga Basha&PD dhe Rama që i mblodhi duke nxjerrë qeskat nga xhepi, që çuditërisht i kishte gati. T'i ketë thënë ndonjë patronazhist Ramës se ç'do bënte Basha me votat? Apo ishin qeska që Linda ia kishte dhënë Edvinit për pazar dhe ai i përdori për emergjencën e radhës? Pak rëndësi ka! Puna është pse i mblodhi? Për të treguar përulësi apo se është ambjentalist dhe pastërtor? Apo sepse ndërgjegja e tij i nxorri këtë veprim në pah, si për të kuptuar se Luli në fakt kishte ngelur përsëri fëmijë, por kësaj here jetim, pa "babain politik"?! Dhe, babai adoptiv "mëshirplotë" tashmë ishte Rama, i cili menjëherë qe i gatshëm të fshijë ose të heqë "papastërtitë" që lë rrugëve "Luli i vocër? Dikush mund të thotë me të drejtë se është një teatër "infantilësh" politikë i tipit "ti pastron e unë bëj pis, se ke radhën e pastërtisë". Sidoqoftë, edhe kjo nuk ka ndonjë rëndësi. Me rëndësi është teatri dramatiko-komik i gjasme Atvrasjes së Berishës nga Lul-Juda, teatri i cili iu ha kohë dhe i lodh shqiptarët e zhgënjyer nga sundimi kleptokratik i Ramës. Ky teatër është fund e krye i "Babë" Saliut, si e vetmja rrugë për rimarrjen e partisë dhe dhurimin e saj "birit tjetër" që do përzgjedhë. Edhe sikur të dështojë për marrjen e partisë, të paktën është e sigurtë që do përçajë PD duke tërhequr mbështetësit e vetë, dhe kështu do siguronte mbijetesë politike edhe për ca kohë sa të qetësohen "ujrat" e politikës amerikane, e mos të merren më me të, sidomos mos ta ndjekin penalisht për krimet që pretendojnë se ka bërë. Për doktorin kjo është luftë a vdekje, përndryshe e vetmja zgjedhje ngelet azili. Por SHBA nuk do dënimin e Saliut, thjesht e do si gogol për të zmadhuar pseudo luftën kundër korrupsionit dhe peshqve të mëdhenj që po bën reforma në drejtësi, një reformë e dështuar që gjykatësit e korruptuar i lë të lirë të gëzojnë paratë e pajustifikuara, kurse politikanët nuk i prek fare. Një reformë e tij quhet thjesht ristrukturim duke bërë riemërime në poste. SHBA i duhet Llulli i bindur (i kapur me dosje), që të bëjnë ç'të duan me Shqipërinë , por sigurisht në kurriz të demokracisë dhe në favor të stabilitetit të partisë shtet me opozitë fasadë. Një shtet të tillë ia ofron më mirë Rama-Sorrosiani, sesa Sali kokë-maloku, apo Luli që e marrin për dore si "kalama" e që nuk bëhet dot lider. Sa për korrupsion, Rama mund të ketë vjedhur më shumë se të gjithë në këto 30 vite. Për Saliun thonë se me urdhër të tij u vranë protestues në 21 janar. Kush ishte ministër i brendshëm? Luli. Pse nuk e nxjerrin Lulin "Non Grata". Thuhet se ka vjedhur edhe te "rruga e kombit". Si qënka Basha djalë i mirë kështu? Sepse, nuk po flasim për një Amerikë të drejtë dhe demokratike, nuk jemi shtet i SHBA, por thjesht një Albanistan që Rama me krenari na krahasoi ne të dikurshmit me afganët sot, por që në fakt në ditët e sotme ngjajmë vetëm te korrupsioni i pushtetit me mbështetje amerikane, te "talebanizmi" apo diktatura e dhe mungesa e meritokracisë dhe lirisë te PD opozitare. Pse te PD të larguarit nga Basha-Berisha kërkojnë përsëri "Babën"? Sepse Baba vendoste kush hynte e kush dilte nga partia apo nga postet ministrore kur ishte në pushtet, dhe duke e ditur që "Baba" është pronar i PD dhe "ka fshehur ca qypa me florinj", ata presin mos kapin ndonjë verdhushkë si "trashëgimi", apo ndonjë post nëse Baba rimerr partinë apo ndonjë copë të saj. Ata e dinë shumë mirë që Baba nuk mund të zgjedhë një më të mirë se vetja, maksimumi ndonjë servil që i bindet urdhërave e që mund ta "vrasë" politikisht kur mos t'i duhet më! Në fund të fundit, Babës pordhët mos ia dëgjo, por fjalën dëgjoja! Tashmë "Ati" është në foltore, i gatshëm të sakrifikojë "birin e vetëm", për të falur mëkatet, kuptohet, jo mëkatet e PD, por të tijat duke drejtuar PD pas perdes.

Shto koment

Denonco