Lajmi i fundit

Vrasja dhe grabitja e biznesmenëve, Presidenti ngre alarmin: Policia, Shërbimi Informativ...

Dashamir Shehi kritika kreut të PD-së: Kur humb zgjedhjet duhet të ikësh, bëri një Kongres formal

Dashamir Shehi kritika kreut të PD-së: Kur humb zgjedhjet duhet të ikësh, bëri një Kongres formal

22:20, 16/09/2021
A+ Aa A-

Aleati i Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 prillit, Dashamir Shehi, kritikoi kreun e PD-së, duke thënë se me humbjen e zgjedhjeve ai duhet te ishte larguar.

Në emisionin “Opinion”, Shehi u shpreh se Lulzim Basha bëri një kongres formal, pasi në situatën ku ndodhet PD ky kongres duhet të ishte shtyrë.

“Kjo është një situatë e mbarsur në PD. Sidoqoftë mbaheshin nën suazën formale të disa rregullave. Kohët e fundit janë prishur edhe rregullat formale. Rregulli formal duhet të ishte, që kur humb zgjedhjet ikën. Basha edhe nga ana formale nuk i ka ndjekur ato statutet. Bëri një kongres formal, zgjidhi organe formale.

Unë mendoja që Basha duhet të shtynte kongresin, të hapte lojën për të gjithë palët. Çfarë bënë këta, atë që kanë bërë edhe më parë, zgjidhën disa organe formale. Një kongres që ka 6 mijë vetë nuk është kongres, është tallje. Një kongres që ka 500 vetë është tallje. Një kryesi që ka 40 vet është tallje me kryesinë. Këtu janë zhvlerësuar të gjithë. Megjithatë kjo është ana formale e situatës, sepse situata është ndryshe. Kishte nevojë për tu hapur, të diskutonte ku kemi gabuar për 8 vjet. Kush është shtegu që mund të dalim.

Në këto 8 vite kemi bërë një zig-zag pa logjike opozitare. Dualizmi brenda partisë ka qenë, vetëm ata që nuk merren me politike nuk e kuptojnë këtë. Kush thotë që punët kanë shkuar vaj tallen”, tha Shehi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco