Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Shkullaku: Ja ku gaboi Basha me Berishën

Shkullaku: Ja ku gaboi Basha me Berishën

22:17, 16/09/2021
A+ Aa A-

Analisti Armand Shkullaku u shpreh mbrëmjen e sotme në Opinion se Lulzim Basha gaboi në vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD.

Shkullaku tha se Basha në njërën anë thotë se nuk beson mbi atë që thotë Departamenti i Shtetit, por në anën tjetër merr vendimin për t´a përjashtuar.

“Si ka mundësi të merret një vendim që nuk e beson? Nëse Lulzim Basha ka bërë një marrëveshje, qoftë edhe me SHBA, në çdo rast ai ka dalë i humbur. Ke marrëveshjen për reformën në drejtësi, sot a e kontrollon Rama këtë reformë? Ke marrëveshjen e 5 qershorit, ishte garante Yuri Kim, a shkoi në favor të Edi Ramës?

Pra çdo marrëveshja që Basha ka bërë ka shkuar në favor të Ramës.

Në anën tjetër, nuk është hera e parë që ushtrohen presione nga SHBA mbi politikanët shqiptarë. Albin Kurtin e rrëzuan nga Qeveria dhe u bë prapë Kryeministër. E mbani mend presionin ndaj Berishës në 1997-1998, dhe prapë u bë Kryeministër.

Po kështu presione janë bërë edhe ndaj Edi Ramës apo Fatos Nanos”, tha Shkullaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N17/09/2021 02:47

Lulin po e mbrojnë mediat dhe njërëzit e Edvinit .Mjafton vetem kjo për të kuptuar se kujt i sherben perjashtimi i Berishes nga grupi parlamentar i PD.

Shto koment

Denonco