Tritan Shehu: Ky proces forcon Berishën, është promotor i demokracisë shqiptare

Tritan Shehu: Ky proces forcon Berishën, është promotor i demokracisë shqiptare

21:51, 16/09/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Tritan Shehu, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se procesi aktual në PD e forcon Berishën.

Shehu thekson se opozita ka nevojë për Berishën, sepse është promotori i demokracisë shqiptare.

Tritan Shehu: Gjithë ky proces forcon Berishën. E forcon tek baza e PD. Partia Demokratike ka një bazë të fortë dhe është e lidhur fort me Berishën, sepse është promotori i demokracisë shqiptare, është njeriu i lidhur me lëvizjet, me njerëzit. Koha mbaron kur përfundon roli i njeriut, koha nuk ka kufi, derisa ka besimin tek njerëzit.

Faktori kohë është relativ shumë. Elementi i kohës është shumë relativ, si mbaronka koha, kur një individ lëviz, ka energji, drejton. Kohën e njeriun e përcakton ai që është atje lart. Opozita ka nevojë për Berishën.

Agim Nesho: Berisha po zgjohet tek dinjiteti i tij, për t’u kthyer sërish. Berishën e rikthyen nga një kaprico. Berisha ka qenë energjik dhe në Amerikë pretendentët për presidentë e presidentët janë nga afër 80 vjeç, mosha pra nuk është asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana17/09/2021 15:22

Çfare ironie e tritanit tash 20 vjet me vone ...?! pas goditjes nen brez ne menyre te pabese ndaj PD , ben sikur harron qe ai se bashku me pollon i moren Doktorit 6 -7 deputete krijuan partine e ashtuquajtur te reformuar demokratike ose PDR-ne " e famshme " ( te mbeshtetur fort nga eurodeputetja pa ngjyre Doris Pak ne ditet e veshtira te ringritjes se PD pas goditjes se madhe 1997-es.... ???!!! E kjo ndodhte fill pas krijimit te Lidhjes se djathte demokratike ( te krijuar edhe ajo nga disa ish deputete dhe ish ministra te qeverise meksi nr.2 , midis te cileve ka qene edhe dash shehi ) te deshtuar ne menyre Exelente , qe pa lindur ende ne po ato vite ..... Te njejten gje pat bere edhe Aleanca Demokratike e Cekes , Imamit , Zogajt , etj qe ne muajt e pare te ardhjes se Berishes ne pushtet ne vitin 1992 , te cilet me pas doktori i perfshiu me shume dashuri ne qeverisjen e tij te dyte ne vitet 2005 -2013 ....???!!!

Shto koment

Denonco