FOTO/ Basha e Rama e humbin betejën e parë me Sali Berishën

FOTO/ Basha e Rama e humbin betejën e parë me Sali Berishën

18:53, 16/09/2021
A+ Aa A-

Skenari u kuptua në parlament, ndërsa minutat i afroheshin orës 18:00 kur Sali Berisha kishte njoftuar zbritjen e tij të parë në bazën demokrate, Edi Rama mbërriti në sallën e parlamentit. Së bashku me Lulzim Bashën, Rama kërkonte që të ishte në ekran njëkohësisht me Berishën.

Por mediat e injoruan Ramën në fjalën e tij. Asnjëra prej tyre nuk e transmetoi, përveç televizionit privat ERTV të kryeministrit. Edhe Report Tv, një media pro-qeveritare, i dha hapësirë liderit historik të demokratëve.

Njësoj ndodhi edhe kur nisi të fliste Basha. Përveç News 24, pronari i të cilit ka një lidhje ‘miqësore’ me Bashën, ekranet e tjera transmetuan në shumicë fjalën e Berishës.

I njëjti TV zgjodhi të jepte edhe një pjesë të intervistës së ambasadores Amerikane Yuri Kim përballë Berishës.

Ekranet u ndanë në dysh, por Bashës i shihej vetëm mimika që lëvizte pa jetë nën fjalën kumbuese të Sali Berishës që duartrokitej nga demokratët e zhgënjyer nga Basha.

Makinacioni nuk funksionoi siç ishte menduar.

Berisha i dominoi transmetimet televizive dhe shikueshmërinë, duke shënuar kështu fitoren e tij të parë ndaj kundërshtarëve të tij, Rama-Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco