Alibali: ‘Ballkani i Hapur’ favorizon Serbinë, Merkel nuk e pranoi, por u tregua indiferente

Alibali: ‘Ballkani i Hapur’ favorizon Serbinë, Merkel nuk e pranoi, por u tregua indiferente

13:26, 16/09/2021
A+ Aa A-

Analisti Neritan Alibali e ka cilësuar si të parakohshme nismën “Ballkani i Hapur”. I ftuar në studion e “Abc live” me Juli Xhokaxhi, Alibali tha se nisma është në favor të Serbisë, e cila është  ekonomikisht më e fuqishme.

Duke komentuar vizitën e kancelares gjermane, analisti tha se Merkel nuk e pranoi “Ballkanin e Hapur”, por u tregua indiferente, duke vënë theksin te tregu i përbashkët rajonal.

“Politikisht duket jo keq sepse palët ulen për të diskutuar. Por ekonomikisht është e parakohshme sepse Serbia është shumë më e fuqishme ekonomikisht se Shqipëria dhe palët janë të pabarabarta. Çuditërisht edhe Kosova dhe Bosnja nuk e kanë pranuar, janë kundër që Serbia të bëjë ekspansion ekonomik në vendet e tyre. Nuk ka asnjë deklaratë të Vuçiçi për presion ndaj Bosnjës që ju duhet të hyni. Dhe Rama i bën gjithnjë presion Kosovës që ju duhet të futeni në Open Ballkan.

Kjo që tha Rama është broçkull kur tha se fshatarët tanë e kanë tregun e vogël dhe  duhet të hapet. Fshatarët tanë do të mbyten. Kosova është konsideruar hambari i Jugosllavisë. Sot 60% të mallrave hyjnë në Kosovë nga Serbia. Në këto kushte i bie që ne të pranojmë vetë që të hapim tregjet tona dhe të dynden mallrat serbe. Në këtë drejtim alibitë, justifikimet e Ramës nuk mund të bindin askënd.

Mergeli nuk e pranoi, u tregua indiferente. Ajo këmbënguli për tregun e përbashkët ballkanik. Ne jemi pikërisht për këtë treg të përbashkët që të ketë instrumenta mbrojtës për vendet që janë më të dobët dhe jo të ketë katër liri që ai që është më i fortë siç është Serbia të sundojë.

Opozita duhet ta kundërshtojë procesin e Ballkanit të Hapur ose të kërkojë ta modifikojë. Nuk besoj se opozita do ta pranojë si nismë. Unë besoj se kjo nismë nuk do të ketë jetë të gjatë,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco