Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

VIDEO/ Përplasje në PD-në e Durrësit: Kërkohet shkarkimi i Bashës, kryesia refuzon orientimet nga Tirana

VIDEO/ Përplasje në PD-në e Durrësit: Kërkohet shkarkimi i Bashës, kryesia refuzon orientimet nga Tirana

11:42, 16/09/2021
A+ Aa A-

Përjashtimi i liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga grupi parlamentar, ka sjellë reagimin e anëtarësisë edhe në degët e partisë në rrethe.

Së fundmi, kryetari i PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferaj ka mbledhur kryesinë e degës dhe një pjesë të anëtarësisë për të justifikuar vendimin e Lulzim Bashës dhe për të dalë me një konkluzion për këtë vendim dhe linjën që duhet të ndjekë dega e PD-së në Durrës.

Por që me nisjen e mbledhjes, anëtarët e kryesisë kanë reaguar ashpër ndaj kreut të PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferaj, për mënyrën e organizimit të partisë, për mungesën e një analize për humbjen e PD-së në zgjedhje dhe vendimet që kanë pasuar në përplasje.

Mësohet se nga 12 anëtarë të kryesisë, 10 prej tyre kanë qenë kundër “porosive” të ardhura nga Tirana, për qëndrimin në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Gjatë debateve në mbledhjen e djeshme ka pasur akuza direkte ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, për shkelje të statutit dhe vlerave të kësaj partie.

Edhe pse Xhaferaj është munduar të justifikojë vendimin e përjashtimit me argumentin se Amerika do i ndihmojë, anëtarët e kryesisë kanë refuzuar që të mbrojnë këtë linjë duke kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës, duke sjellë kështu edhe dështimin e mbledhjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari16/09/2021 13:23

UNË OSE JAM NJË IDIOT DHE BUDALLA SI KËTA XHAFERRËT DHE XHEFERRESHAT E PD SË LULUSHIT, OSE NUK E KUPTOJ DOT KËTË LLOJ "NDIHME" AMERIKANE PËR PD, PËR DEMOKRATËT DHE POPULLIN SHQIPTAR, DHE PËR SHQIPËRINË. POR E KUPTOJ QË KJO ËSHTË NJË NDIHMË PËR EDVIN RAMËN E SURRELIT DHE PËR UTURAKUN E TIJ FATKEQËSISHT NË KRYE TË PD. TË MBROSH KRIMIN, KORRUPSIONIN, VJEDHJEN E BLERJEN E VOTAVE DHE MASAKRËN ZGJEDHORE, PËRDORIMIN E TË GJITHË SHTETIN PËR TË MBROJTUR NJË PUSHTET KRIMINAL, NGRITJEN E STRUKTURËS SË ORGANIZUAR KRIMINALE TË PATRONAZHISTËVE, TË MBROSH REGJIMIN NARKO-FASHIST TË SATRAPIT TË SURRELIT, DUKE E LËNË PD NË NJË OPOZITË TË PËRJETSHME DUKE GODITUR PABESISHT DHE PA FAKTE LIDERIN HISTORIK TË SHQIPËRISË POST-KOMUNISTE, NA QENKA NJË NDIHMË E MADHE DHE E JASHTËZAKONSHME QË AMERIKA PO I JEP PARTISË DEMOKRATIKE!!!!!!????? SI DO TA NDIHMOJË AMERIKA PD DHE LULIN QË TË VIJË NË PUSHTET?? PD DO TA SJELLIN NË PUSHTET VOTAT E DEMOKRATËVE DHE TË SHQIPTARËVE APO E SJELL AMERIKA BASHKË ME KIMETEN??? OSE PO QE SE AMERIKA NA E CAKTON YURI KIM SI KRYETARE TE PD!!! O XHAFERRA!!! NUK NA KËRCET SHUMË PËR SALI BERISHËN, SEPSE AI VETË E KA FAJIN QË SOLLI KËTA LULUSHËR PLEHRA DHE CA MUTËR TË TJERË E SHKATËRROI PD, POR LULI KA SHKELUR RËNDË KUSHTETUTËN E PARTISË DEMOKRATIKE DHE E KTHEY PD NJËSOJ SI RILINDJA E EDVINIT. PËR KËTË NA DHEMB MË SHUMË O TYÇ!!! PD-JA NUK ËSHTË AS PRONA, AS GRUAJA DHE AS VAJZA E LULIT, POR ËSHTË PRONA E ÇMUAR E DEMOKRATËVE SHQIPTARË!! PRANDAJ LULUSHI DUHET QË TË GËRRICË BYTHËN NGA PD SA MË PARË!!!!

Daj Jaku16/09/2021 12:31

Ti o Ferdinand shko e mblidh eshtrat e Ismail Qemalit sepse eshtrat e Lulush Bashës nuk ka shejtan që ti shpëtojë.

Korabi16/09/2021 12:12

FREDINAN gagaci ka bredhe kuj me kuje neper parte tan ka ardhur koha qe kuj ti ngulet ne buthe.Dil ne baze fredinant e provoje sa te vlen lekure.Ti ke tradhtuar disa here PD.Jeni pa shpres nuk mbahet parti me 50- 60 rrogtare.Shikone uraganin demokrat erdhi dita e tyre.

t16/09/2021 11:53

Amerika tani nuk di ku eshte vetë,e jo më te ndihmojë pd.Mjaft me paaftesine e L.B.,kryesise se pd durres bravo i qofte.Ket qendrim duhet te mbajne te gjitha deget.Per lulin nuk ka vend më ne pd e jo me per kryetar.

Shto koment

Denonco