Pasi i shfrytëzoi, Rama shpall sovranizmin nga të huajt: Nuk i pranojmë më si ndërmjetës!

Pasi i shfrytëzoi, Rama shpall sovranizmin nga të huajt: Nuk i pranojmë më si ndërmjetës!

10:59, 16/09/2021
A+ Aa A-

Pasi shfrytëzoi heshtjen e ndërkombëtarëve për shtetin korruptivo-kriminal që ka ngritur, pasi i certifikuan zgjedhjet e vjedhura dhe të manipuluara dhe pasi kundroi i kënaqur, se si ambasada amerikane ndërhyri me dhunë nëpërmjet Lulzim Bashës në “kushtetutën” e Partisë Demokratike, kryeministri Edi Rama, ka shpallur sot se nuk i duhen më ndërkombëtarët.

Në fjalën e tij në parlamenti ai ka folur si një “sovranist” duke deklaruar se ndërkombëtarët nuk do të lejohen më si ndërmjetës në çështjet e brendshme politike në Shqipëri.

Kështu kryeministri i ka bërë thirrje opozitës, por edhe të gjitha palëve politike në vend, që t’i zgjidhin të gjitha çështjet dhe apo krizat politike e institucionale me komunikim të drejtpërdrejtë dhe jo me ndërmjetësimin e të huajve.

Nga foltorja e Kuvendit, ku po prezanton programin qeverisës të viteve 2021-2025, kryeministri Rama deklaroi se të gjitha krizat shkaktohen allashqiptarçe, ndaj dhe duhen zgjidhur vetëm shqip, jo duke folur anglisht.

“Me komunikim të drejtpërdrejtë, duke folur e dëgjuar njëri-tjetrin, mund të merremi vesh për shumëçka. Asnjëherë dhe për asnjë arsye unë dhe kjo shumicë nuk do të pranojmë asnjë lloj ndërmjetësuesi të huaj për të zgjidhur problemet, ngërçet, krizat e brendshme politike apo institucionale. Ato shkaktohen allashqiptarçe nga ne dhe nga ju, jo nga miqtë, ndaj duhet të zgjidhen vetëm nga ne dhe ju, jo duke folur anglisht, por vetëm shqip”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agim Krasniqi16/09/2021 13:44

EDVIN KRISTAQ RAMA është mik i kriminelit VUQIÇ.Ky rrugaq,tradhëtar,hajn,pervers,peder,ksenofob,duhet menjëherë të burgoset dhe të merë dënimin me burg të përjetshëm. Por krahas tij,duhet së bashku me te të jenë edhe miqët-shokët e tij në Shqipri,Kosovë,Maqedoni,disa në Hagë,dhe të vazhdohet me rrugëtimin e çlirmit të shqiptarve nga këta mbeturina të Sërbisë.

venaliu16/09/2021 11:23

I paska gadit telat ky. Po nuk i nezi me Bashen ,me Meten e paska tsigurt.

Shto koment

Denonco