Edi Rama fut Lindën në Kuvend dhe 'lan duart' me deputetët e tij

Edi Rama fut Lindën në Kuvend dhe 'lan duart' me deputetët e tij

10:40, 16/09/2021
A+ Aa A-

Teksa sot Kuvendi do të mbajë një seancë maratonë, në sallë nuk ka munguar edhe prezenca e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Linda Rama.

Kjo e fundit është ulur në llozhë, ku po ndjek fjalimin e të shoqit.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në seancën plenare duke përmendur faktin se qeveria e re përbëhet nga më shumë gra se sa burra, konkretisht 12 gra, disa prej të cilave për herë të parë do të mbajnë portofole ministrore.

Por Rama edhe i 'lau duart' me deputetët e tij, që kanë probleme me ligjin.

"74 të mandatuarit e PS nuk do të përdorin asnjë karton, asnjë mikrofon për të mbrojtur persona që kanë probleme me drejtësinë. Të gjithë personat që vendosen nën akuzë nga drejtësia, duhet të mbrohen vetë, prezumimi i pafajësisë do t'i vlejë vetëm në organet e drejtëisë, qeveria do të inkurajojë denoncimet, luftën frontale të korrupsionit në çdo nivel. Ne e besojmë Reformën në Drejtësi, me bindjen se rezultatet e saj nuk vijnë as kollaj dhe as shpejt. Duhet një operacion rrënjësor dhe i vështirë përballë një sfide që duket e pamundur, sa herë që e humbasin durimin, le të kujtohemi se kur u nisëm nuk kishte as një tunel, por vetëm terr të plotë, ku pandëshkueshmëria legenoste Shqipërinë," tha Rrama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco