Manipulimi i Ramës me pranimin e certifikatave të vaksinimit nga BE

Manipulimi i Ramës me pranimin e certifikatave të vaksinimit nga BE

10:23, 16/09/2021
A+ Aa A-

Komisioni Evropian njohu të mërkurën si të vlefshme dhe ekuivalente me certifikatat e vaksinimit të BE-së, certifikatat e lëshuara nga Shqipëria, Izraeli dhe Maroku, gjë që do të thotë se qytetarët e vaksinuar të këtyre vendeve do të udhëtojnë më lehtë për në zonën Shengen. Por BE njeh vetëm vaksinimet me Pfizer dhe AstraZeneka.

BIRN

Komisioni Evropian vendosi të mërkurën të njohë si ekuivalente certifikatat shqiptare të vaksinimit kundër koronavirusit të ri, një vendim që pritet të lehtësojë udhëtimet e shqiptarëve të imunizuar por vetëm për ata që kanë pasur mundësinë të vaksinohem me vaksina të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave. Më herët, BE pranoi si të vlefshme certifikatat e lëshuara nga Maqedonia e Veriut, Turqia, Ukraina e vende të tjera.

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreka e përshëndetën ngjarjen duke ftuar gjithashtu qytetarët hezitues të paraqiten për vaksinim.

“BE aprovon Shqipërinë, Izraelin dhe Marokun, duke dhënë edhe një shembulll kuptimplotë të progresit tonë digjital, për të gjithë ata që dëshirojnë t’u gëzohen edhe arritjeve, përveçse të shohin vetëm të këqija deri edhe ku nuk ka,” deklaroi Rama.

“Lajm shumë i mirë,” shkroi Soreca. “Tani është koha për të marrë vaksinën”.

Certifikata Evropiane e vaksinimit mundëson mbartësit e saj që të udhëtojnë pa pasur nevojë të karantinohen në vendin e mbërritjes dhe pa pasur nevojë të bëjnë test PCR para se të udhëtojnë. Gjithsesi, këto certifikata do të jenë të vlefshme vetëm për llojin e vaksinave të miratuara në të gjitha vendet e BE-së, me pak fjalë, Pfizer, Moderna, AstraZeneka dhe Johnson. Komisioni Evropian lejon gjithashtu vendet anëtare që të njohin edhe certifikatat e vaksinimit me vaksina të tjera nëse duan ta bëjnë diçka të tillë. Disa vende të BE-së si Hungaria, kanë përdorur në fushatat e tyre të vaksinimit edhe vaksinat kineze apo ruse dhe rrjedhimisht njohin certifikatat e vaksinimit me këto vaksina.

Numri i shqiptarëve që mund të përfitojnë nga ekuivalentimi i certifikatave të vaksinimit besohet se është i vogël. Shqipëria ka administruar deri më sot 1.6 milionë vaksina, por shumica e tyre janë Coronavac dhe Sputnik, të cilat nuk njihen në të gjithë BE-në. Ministria e Shëndetësisë nuk jep të dhëna konkrete se sa persona janë vaksinuar me cilën vaksinë.

Shqipëria ka gjithashtu një nga normat më të ulëta të vaksinimit në Evropë, por kjo duket se lidhet me mungesën e dëshirës së popullatës për t’u vaksinuar. Fushata aktuale e vaksinimit po ecën ngadalë, pavarësisht se vaksinat më të vlerësuara, si Pfizer dhe Astrazeneka janë të disponueshme. Sipas të dhënave të Reuters, Shqipëria ka imunizuar afërsisht 28% të popullsisë ndërsa gjatë javës së fundit janë administruar mesatarisht 11 mijë vaksina në ditë. Për të vaksinuar edhe 10% të tjera të popullsisë me këtë ritëm vaksinimi do të duhen edhe 52 ditë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ari16/09/2021 14:42

Kjo marrveshje eshte genjeshter e rradhes...Per te udhetuar psh. ne Hollande qeveria Shqiptare SOT kerkon krahas vaksinimit edhe PCR. Ky akt ka ere korruptiv per t'i hapur pune laboratorve ,ku marrin rryshfetin... Verifikoheni !

Shto koment

Denonco