Lajmi i fundit

LIVE/ Këndi i Pano Sokos

Kim: Përparësia ime, marrëdhëniet e mira mes qeverive tona

Kim: Përparësia ime, marrëdhëniet e mira mes qeverive tona

10:13, 16/09/2021
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, do të japë mbrëmjen e sotme një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku pritet të flasë për zhvillimet politike në Shqipëri.

Në një postim në “Facebook”, ambasada amerikane zbulon një mesazh të ambasadores Kim.

“Pra, detyra ime e parë, përparësia ime e parë është të sigurohem që qeveritë tona të kenë një marrëdhënie të mirë pune.

Por përtej kësaj, diplomacia ka të bëjë me më shumë se thjesht qeveri me qeveri; ka të bëjë edhe me marrëdhënien njerëz me njerëz, madje edhe bizneset.

Dhe prandaj më shikoni mua dhe diplomatë të tjerë në ambasadën amerikane të udhëtojmë rretheqark vendit, sepse kemi punë këtu në Tiranë me zyrtarë qeveritarë, por kemi shumë më tepër punë – dhe kur them punë, flas për marrëdhëniet – me pjesën tjetër të Shqipërisë”, shkruan ambasada.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetar Shqiptar.19/09/2021 11:07

Popra shoqja Ambasdore Kim simbas fjales tende ne bashkepunim me Xhorxh Sorrosin se Perparesia ime eshte mardheniet e mira mes qeverive tona . Po mardhenijet SHBA e SHQIPERISE e demokracise ne vendin tone sepse qeverite nuk jane te perhereshme ato nderrohen po kombet mbeten aty dhe ju e dini kete sepse kombi Shqiptar eshte nje nga popujt me pro Amerikan, dhe ju po mbeshtesni Ramen qe çdo dite vetem kriime ,droge, korrupsion e kush nuk ka folur per keto duke filluar nga departamenti shtetit tuaj e me rradhe organizata nderkombetare .

Pavli16/09/2021 14:27

Ta beri mire Erdogani kur ishe ne Turqi. Ike me bisht nder shale nga ai vend. Te solli Sorosi ketu me ba do pare, per vehte dhe per te.Ngele duke bredhur vend e pavend dhe na jep mend.

Murat Osmani16/09/2021 14:26

Po te shikojme para me Ramen ne pushtet dhe PD ne opozite....cfare itonie...

t16/09/2021 12:00

Po pra o pulë qe hiqesh si gjel,rendesi ka si shkon me qeverine e jo si shkon me demokracine shqiptare të cilën rama po e fundos në bashkepunim me ty

Shto koment

Denonco