PD nuk i llogariti/ Kërkesa e LSI: Duam pjesëmarrje në komisione

PD nuk i llogariti/ Kërkesa e LSI: Duam pjesëmarrje në komisione

09:27, 16/09/2021
A+ Aa A-

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të jetë pjesë e komisioneve parlamentare. Nga 4 deputetë që ka LSI, 3 prej tyre kërkojnë të jenë anëtarë të komisioneve.

Në kërkesën për kryetaren e Kuvendit, theksohet se përveç pranisë në komisione kërkohet dhe që deputetët e LSI të jenë pjesë e delegacioneve të përhershme.

Vasili do të jetë anëtar i kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Shëndetësisë. Xhixho anëtare e Komisionit të Ligjeve dhe te Integrimi, kurse Agron Çela kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Sigurisë.

Vendet e LSI-së në Komisionet Parlamentare shkaktuan një përplasje të fortë gjatë seancës së fundit në Kuvend, ku PD nuk donte të hiqte dorë nga vendet e saj, dhe PS deklaronte se LSI duhet të ishte pjesë e vendeve të caktuara për opozitën.

Shumica socialiste kërkoi rindarjen e anëtarëve të komisionit të PD-së, duke qënë se kjo e fundit ka propozuar një deputet në dy komisione njëherësh. Kryetari i grupit të PS-së Balla u shpreh se PD duhet të heqë anëtarët e komisionit të emëruar dy herë dhe t’i japë hapësirë deputetëve të LSI-së.

Sipas Ballës, bazuar në përcaktimin e rregullores së Kuvendit për ndarjen e vendeve në Komisione, PD duhet të ketë më pak anëtarë se sa PS. Kjo gjë nuk u pranua nga PD, deputetët e së cilës u larguan nga Kuvendi. Tashmë mbetet për tu parë sesi do të procedohet pas kërkesave zyrtare të deputetëve të LSI-së.

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco