Të bashkohemi nën një flamur/ A shqetësohet Rama nga thirrjet serbe?

Të bashkohemi nën një flamur/ A shqetësohet Rama nga thirrjet serbe?

09:06, 16/09/2021
A+ Aa A-

Agjencia më e madhe në botë, Associated Press, në një artikull të gjatë, shkruan se Dita e Unitetit në Serbi, një festë e re, ka shkaktuar shqetësim në mbarë Ballkanin.

Të mërkurën, Serbia tregoi muskujt si fuqi ushtarake, ndërsa politikanët bënë thirrje që të gjithë serbët etnikë të bashkohen nën një flamur.

Sipas AP, këto deklarata kanë shkaktuar trazim te fqinjët ballkanikë, pasi thirrje të ngjashme sollën edhe konfliktet e përgjakshme të viteve ’90.

AP shkruan se presidenti populist, Aleksandar Vuçic inspektoi fillimisht armatimet dhe deklaroi se ushtria serbe është pesë herë më e fortë se disa vite më parë. Ai shpalli edhe blerje të tjera armatimesh.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç tha se ai nuk e beson dot që ‘serbët nuk kanë asgjë më të rëndësishme ose më të zgjuar për të bërë sesa të shpikun festa të tilla që cenojnë punët e brendshme të vendeve fqinje’.

Por ndërkohë këto thirrje kanë rënë në vesh të shurdhër në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama shihet gjerësisht si ‘vëllai i vogël i Aleksandar Vuçiç’ nga politologët dhe ekspertët.

Edhe pse shfaqjet e ultra-nacionalizmit në Serbi po shtohen çdo ditë, Rama, i cili qeveris me të njëjtin stil si Vuçiç, nuk ka reaguar ndonjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

qeni i ures19/09/2021 20:21

Byth shqyer!

Shto koment

Denonco