VIDEO/ Referendum kundër përjashtimit të Berishës, anëtari i FRPD-së: Na detyrohen një sqarim

VIDEO/ Referendum kundër përjashtimit të Berishës, anëtari i FRPD-së: Na detyrohen një sqarim

14:04, 15/09/2021
A+ Aa A-

Pas firmosjes dhe dorëzimit të peticionit të iniciuar nga FRPD, anëtari i këshillit të kësaj strukture, Xhuljan Guxhe ka sqaruar lidhur me arsyet që çuan në firmosjen e këtij dokumenti.

Duke kërkuar zhvillimin e një referendum lidhur me përjashtimin e Berishës nga PD, ai thotë se partia i detyrohet një sqarim FRPD-së në mënyrë që kjo e fundit të mbajë një qëndrim të saj.

Sipas tij, ky është një vendim që duhet marrë kolektivisht dhe një nga një individ i vetëm.

‘Pas presionit të madh që kemi pasur nga nga anëtarësia e FRPD, për vetë emrin e madh që përfaqson kjo parti ne mendojmë që vetë PD dhe Forumi Rinor i detyrohet një sqarim dhe që ne të mbajmë një qëndrim ndaj këtij vendimi që në gjykimin tonë është jo në lartësinë e duhur dhe antistatutor.

Është një vendim kolektiv që të përfaqësojë të gjithë anëtarët. Nuk është një vendim që duhet marrë lehtë’ - tha Guxhe.

Anëtari i Këshillit të FRPD-së thotë se ky peticion mban firmat e 30 anëtarëve nga 40 që janë në total.

‘Peticioni i drejtohet instancave drejtuese të PD-së, sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi dhe Edi Paloka. Jemi në pritje të një përgjigje. Janë 3 të katërtat që kemi firmosur.

Kemi firmosur 30 persona nga 40. Unë di të them këtë gjë, anëtarët janë personat e duhur që duhet ta ndajnë këtë vendim. Nuk mund të ngelet vetëm në një individ të vetëm. Belind Këlliçi është kryetari i Forumit Rinor. Është gjithashtu deputet, kështu që ai përfaqëson veten e vetë. Ne përfaqësojmë një strukturë drejtuese të FRPD-së’ – tha Guxhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shaba15/09/2021 14:50

Për ju të rinj që nuk e dini!! Akti i turpshëm i pabesisë dhe tradhëtisë që Lulzim Basha i bëri Dr. Berishës dhe demokratëve shqiptarë është një enverizëm i neveritshëm! Kështu e nisi edhe Enver Hoxha përpara se ta trashte zullumin e të bëhej diktator. Në fillim i eleminonte shokët dhe bashkëlulftëtarët e tij, duke zbatuar urdhërat e titistëve kriminel jugosllavë, pastaj të stalinistëve dhe pastaj i eleminonte vetë duke i shpallur spiunë, agjentë të shërbimeve jugosllave, amerikane dhe sovjetike, sabotatorë të vijës së partisë dhe armiq të partisë, të popullit dhe të Shqipërisë, pa fakte dhe pa prova. Por të paktën ligjërisht dhe moralisht Enveri thoshte që vendimin e mori dhe i dënoi partia, byroja politike, komiteti qëndror dhe populli shqiptar, jo ai vetë. Ndërsa Lulzim Basha në vitin 2021, në demokraci, e tejkaloi edhe Enver Hoxhën. Ai që nga 2017 veproi dhe po vepron akoma më keq. I bën të gjitha vet, vendos vet, listën e deputetëve e bën vet, kryetarët e PD, delegatët në Kuvendin Kombëtar, antarët e Këshillit Kombëtar, antarët e Kryesisë i zgjedh vet, edhe kryetar i PD ngrihet, shkrihet dhe rizgjidhet vetë!!!! Ky është shembulli që po jepet sot të rinjve shqiptarë dhe të FRPD???

Shqiptari15/09/2021 14:25

VENDIMI PERSONAL I LULZIM BASHËS, VETËM PËR PËRFITIMIN E VET PERSONAL ËSHTË AKTI MË I ULËT, MË I PABESË DHE AMORAL QË AI KA BËRË JO VETËM NDAJ DR. BERISHËS, POR NDAJ TË GJITHËVE DEMOKRATËVE SHQIPTARË QË I BESUAN LULZIM BASHËS. KJO TREGOI QË AI ËSHTË MË I VJETËR SË SA BERISHA DHE BERISHA ËSHTË SHUMË MË I RI SE SA LULZIM BASHA, QË PO PËRKRAHET FUQISHËM NGA E GJITHË RINIA E PARTISË DEMOKRATIKE!!! FRPD E NDJEN VETËN MË KRENARE PRANË DR. BERISHËS SE SA LULZIM BASHËS!! KËTË E VËRTETUAN QARTË TË GJITHA SONDAZHET E KRYERA PËR KËTË AKT PABESIE!!

Shto koment

Denonco