Berisha njofton orën dhe vendin e takimit të parë me demokratët

Berisha njofton orën dhe vendin e takimit të parë me demokratët

12:33, 15/09/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi nisjen nga dita e nesërme të lëvizjes së tij, të pagëzuar si Foltorja. Sipas Berishës, Foltorja do ketë për qëllim një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.

Njoftim!

Të dashur miq, ditën e enjte me datë 16 shtator ora 18:00 në Hotel Rogner nisim ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”

Foltorja do të jetë një bashkëbisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtojë në mbarë vendin.

Jeni të mirëpritur! Rroftë Partia Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku15/09/2021 14:18

I detyrohesh popullit demokrat zhdukjen e pjellës tënde të fëlliqur. E kanë pranuar me dhimbje barku vetëm se e zgjodhe ti për kryetar trashëgimtar. Tashmë e çorri maskën si një person totalisht i paaftë dhe i pabesë që i shërben çdo lloj afere që i sjell përfitim ekonomik personal, pa asnjë lloj parimi. Nga kumbullat që nxjerr nga goja nëpër debate tregon që është •ar i tëri, sikurse e thotë edhe avokat Ngjela.

Shto koment

Denonco