Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Blinken për Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Blinken për Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

10:19, 15/09/2021
A+ Aa A-

Sekretari Amerikan i Shtetin Anthony Blinken ka dhënë një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, i cili është përcjellë sot edhe nga ambasada amerikane në Tiranë.

Blinken deklaroi ndër të tjera: "Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Demokracisë, ne nënvizojmë mbështetjen tonë për demokracinë ndërsa përpiqemi drejt një bote më të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme; ato janë elemente thelbësore në arritjen dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë botën.

Angazhimi ynë është i fortë dhe i bazuar në përvojën tonë si një demokraci - e papërsosur, por në përpjekje të vazhdueshme për një bashkësi më të përsosur. Ne e dimë se shoqëritë e lira dhe demokratike kanë qytetarë më të shëndetshëm, konflikte më pak të dhunshme dhe komunitete më të begata. Në fakt, demokracia i shërben shumicës, jo pak njerëzve".

Në vitin 2007, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e përcaktoi 15 Shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë - me qëllim promovimin dhe respektimin e parimeve të demokracisë - dhe ftoi të gjitha shtetet dhe organizatat anëtare që ta përkujtojnë ditën në një mënyrë të përshtatshme që të kontribuojë në ngritjen e ndërgjegjësimi publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agim Krasniqi15/09/2021 13:06

Shqiptarët nuk kanë nevojë për kuazi demokraci.Atë mbani për vete ju imperialistët.Me veyë faktin kur thoni:"Amerika e para",aty përfundon çdo bisefë për lirinë e jo.mo për demokracinë.

Daj Jaku15/09/2021 12:32

Keni edhe kurajo të përshëndesni demokracinë pikërisht ju që e bëtë mutin mullar duke përkrahur diktatorët, të cilët ju paguajnë personalisht me paratë e korrupsionit dhe të krimit, në kurriz të popujve të shtypur, të shfrytëzuar e të mashtruar prej jush.

Messi 15/09/2021 12:08

Faleminderit, zj.ambasadore per mesazhin e sekretarit Blinken, po kesaj i thone: te tjera ben, te tjera thua!

Ari15/09/2021 10:57

Ketyre Amerkaneve u jane liruar bullonat dhe prishur ingranazhet. Dita e demokracise thone e jane ber ushqim per gjithe regjimet kleptokratike jane bere shtojce e Sorosit . Po ne shqiptaret duhet ti therresim mendjes ese jo cdo gje qe duket nuk eshte flori. Jemi nje popull qe mbivleresojme te huajt. Amerikanet jane bere si komunisrat ..skane ideale vetem interesa . Ky Bkinken eshte 9 uje e nje kos.

Shto koment

Denonco