Daut Haradinaj: Është momenti për të bërë ndryshime rrënjësore në Prishtinë

Daut Haradinaj: Është momenti për të bërë ndryshime rrënjësore në Prishtinë

22:12, 14/09/2021
A+ Aa A-

Kandidati i AAK-së për Prishtinën Daut Haradinaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “A Show” të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv.

Daut Haradinaj thekson se është momenti, që në Prishtinë të bëhen ndryshime rrënjësore.

“Është momenti për të bërë më shumë për Prishtinën. Dua të ndryshoj gjendjen e kryeqytetit të Kosovës. Ka lagje në Prishtinë që janë si Kandahari, iu është mohuar e drejta e ndërtimit të lartë, nuk kanë dokumentacion për pronat. Nuk ka ndriçime publike nëpër disa lagje, nuk ka plan rregullimi.

Shpend Ahmeti është njeri që kam respekt, por më vonë ngeli pa përkrahje politikë të subjektit të vet. Së fundmi, Prishtina nuk kishte ekzekutiv. Prishtina ka të gjitha potencialet që të bëhet. Të jetosh në Prishtinë sot është shtenjtë, e meriton të jetë kryeqytet i luksit dhe jetës së mirë”, deklaroi Daut Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco