Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Manjani: Në Shqipëri nuk respektohet njeriu opozitar, Basha figurë e kompromentuar

Manjani: Në Shqipëri nuk respektohet njeriu opozitar, Basha figurë e kompromentuar

21:04, 14/09/2021
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “A show” në Syri Tv, deklaroi se Basha është sot një figurë e komprementuar tashmë.

Manjani thekson se PD ka një rënie të frikshme sot, teksa shumë persona opozitarë janë në gjendje konfuze.

“Meta ka dekretuar qeverinë e Ramës e do shohim sërish të njëjtat gjëra. Në lidhje me zhvillimet në PD, Lulzim Basha ka qenë i mbështetur nga Berisha, edhe pse nuk binddte si njeri. Në bindjen e njerëzve, sot PD është partia më e pavotueshme në Shqipëri. Nëse zgjedhjet bëhen sot, ka një rënie të frikshme të PD-së.

Emri dhe figura e Bashës është kompromentuar, nuk drejton dot një opozitë. Ne prisnim nga Basha që të jetë lider i opozitës, por në opozitë sot ka njerëz që janë demoralizuar. Shqipëria sot keqqeveriset, jetojmë në kushte informaliteti, e informaliteti na jep bukë. Shoqëria është dekonstruktuar, për fat të keq”, deklaroi Manjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco