Presidenti Meta dekreton qeverinë ‘Rama 3’

Presidenti Meta dekreton qeverinë ‘Rama 3’

20:32, 14/09/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar qeverinë “Rama 3”.

Meta ia dërgon tashmë dekretet parlamentit.

Vendimi i kreut të shtetit vjen një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i ktheu përgjigje Presidentit në lidhje me verifikimin e ministrave të rinj të kabinetit.

“Asnjë nga emrat e qeverisë nuk është proceduar. Asnjë nga emrat e emëruar s’ka probleme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë ndaj kreut të shtetit.

Dekreti:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të neneve 93, 95 pika 1, 96, 97, 98, dhe 99 të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, me propozim të Kryeministrit[1] nr. 4281 prot., datë 11.09.2021, si dhe pas administrimit të informacionit prej organeve ligjzbatuese për verifikimin e kandidatëve të propozuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave,

D e k r e t o j:
Neni 1
Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

Zoti Edi Rama- Kryeministër;
Zoti Arben Ahmetaj - Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;

Zonja Olta Xhaçka - Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Zoti Niko Peleshi - Ministër i Mbrojtjes;
Zoti Bledar Çuçi - Ministër i Brendshëm;
Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
Zonja Belinda Balluku - Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Zonja Evis Kushi - Ministër i Arsimit dhe Sportit;
Zoti Ulsi Manja - Ministër i Drejtësisë;
Zonja Elva Margariti - Ministër i Kulturës;
Zonja Frida Krifca - Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Zonja Ogerta Manastirliu - Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
Zonja Mirela Kumbaro Furxhi - Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
Zonja Elisa Spiropali - Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
Zonja Edona Bilali - Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
Zonja Bora Muzhaqi - Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
Zonja Milva Ekonomi - Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13213

Tiranë, më 14.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

[1] Zoti Edi Rama është emëruar Kryeministër në fillim të legjislaturës së X-të, me Dekretin e Presidentit të Republikës nr.13210, datë 10.09.2021.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco