Mbyllet sondazhi në SYRI.net/ 73.3 përqind e shqiptarëve: Vendimi i Bashës për Berishën është i gabuar

Mbyllet sondazhi në SYRI.net/ 73.3 përqind e shqiptarëve: Vendimi i Bashës për Berishën është i gabuar

12:32, 14/09/2021
A+ Aa A-

Mbyllet sondazhi i realizuar nga SYRI TV dhe SYRI.net.

Qytetarët shqiptarë u pyetën nëse ishte i drejtë vendimi i Lulzim Bashës për largimin e Sali Berishës.

Në total, 73.3 përqind e shqiptarëve mendojnë se vendimi i Bashës ishte i gabuar.

23.3 përqind e votuesve mendojnë se vendimi i Bashës ishte i drejtë.

Ndërkohë 3.3 përqind nuk kanë shprehur mendim për çështjen në fjalë.

E përkthyer në shifra: në total kanë votuar 17.155 persona.

Prej tyre, 4001 kanë deklaruar votën e tyre pro vendimit të Lulzim Bashës.

12.583 janë shprehur kundër këtij vendimi.

571 thonë se nuk kanë mendim.

Kujtojmë se një sondazh televiziv i para disa ditëve zbuloi se mbi 70 përqind e demokratëve janë kundër vendimit të Lulzim Bashës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Adrian Thimo14/09/2021 22:48

shqiperia eshte han me dy porta ku hyn deri dhe dosa, populli eshte i droguar nga demokracia e qeveritareve tane qe kane bere vetem 8 vjecaren dhe jane bere deputete qe po rrjepin popullin me taksa ,me ritjen e bukes se gojes ,me dritat, me ujin ,me ritjene analfetizmin,papunesine,duke ja bere te veshtire jetesen popullit ,

ZHIFKO14/09/2021 18:56

Doktorin e zune hakat e Sokol Olldashit. Po te rritesh kelyshin e ujkut per qen nje dite do te te versulet.

Shto koment

Denonco