Tabaku për rrezikun e shtuar të pastrimit të parave: Mazhoranca nuk ka vullnet për të integruar vendin

Tabaku për rrezikun e shtuar të pastrimit të parave: Mazhoranca nuk ka vullnet për të integruar vendin

10:13, 14/09/2021
A+ Aa A-

"Kjo mazhorancë nuk ka vullnetin dhe as dëshirën për të përmbushur kushtet dhe për të integruar vendin", deklaroi sot deputetja e PD, Jorida Tabaku, pas publikimit të Indeksit të Bazelit që konstatoi se rreziku i pastrimit të parave në Shqipëri është rritur në vitin 2021.

"Shqipëria bie me 28 vende dhe është parajsa e pastrimit të parave në Europë! - komentoi të dhënat Tabaku. - Një nga 15 kushtet e BE për të zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare dhe çelur zyrtarisht procesin përfundimtar të integrimit është lufta kundër pastrimit të parave.

Shqipëria ndërkohë gjendet në listën gri të MONEYVAL dhe konsiderohet nga Indeksi Bazelit si një nga vendet kryesore ku mund të pastrohen paratë. Në Europë renditemi të fundit, ndërkohë që jemi fqinj me Taxhikistanin.

Sivjet indeksi na rendit të 72 duke pasur rënie në raport me 2020: pastrimi parave është pari në renditjen negative, pastaj korrupsioni dhe rryshfeti janë të dytët në renditjen problematike.

Një binom i pandashëm që njollos çdo përpjekje të shqiptarëve për të integruar vendin në BE. Ndërtimi sidomos në Tiranë, investimet nga sipërmarrje me pikëpyejte në turizem me bekimin e qeverisë, lojërat e fatit janë sektorët që kanë njollosur Shqipërinë në këtë renditje, e po pengojnë rrugëtimin tonë në BE.

Pavarësisht retorikës së ditës, propagandës së rremë e çdo shfaqje që ngre tendat sa herë del Rama, faktet bërtasin! Kjo mazhorancë nuk ka vullnetin dhe as dëshirën për të përmbushur kushtet dhe për të integruar vendin!"

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco