PD-së i duhet një kryetar dhe ekip tjetër që të përfaqësojë anëtarësinë

PD-së i duhet një kryetar dhe ekip tjetër që të përfaqësojë anëtarësinë

09:39, 13/09/2021
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Që të sqarojmë termat.

*****

PD nuk rrezikon të përçahet, siç thonë disa analistë dhe tituj artikujsh, por të RRUDHET. TË SHKRIHET.

Përçarja si term përdoret kur dy ose më shumë pretendentë kanë anëtarë mbështetës dhe, njëri grup largohet.

Por në këtë rast Luli nuk ka anëtarë që e mbështesin, të paktën jo aq sa për të përçarë partinë. Anëtarët e partisë nuk kanë qenë ndonjëherë me Lulin, por e kanë mbështetur për hir të Berishës.

Sot ata qartësisht janë me liderin jo me kryetarin.

PD-në më shumë e përçau ikja e Patozit dhe e Jozefinës sesa do ta përçante ikja e Lulit. Ikja e tyre u përkthye qartësisht në humbje mandatesh për PD.

Ndërsa ikja me pahir e Berishës, nuk e përçan më PD, po thjesht e shkrin.

Lexoni rezultatet zgjedhore të drejtimit të Lulit krahasuar me ato të Berishës dhe do bindeni se rrudhja ka filluar. Do bindeni se shkrirja e PD është vetëm një hap larg.

Ose mos u lodhni fare të lexoni shifra, shihni si e mbështet qeveria dhe media e saj Lulin. Pse e bëjnë se u preu barku për të?! Sigurisht që jo! Ata duan që PD të rrudhet, të shkrihet. Kështu sundojnë të qetë….

Logjikisht Luli nuk e ndal dot më rrudhjen, as shkrirjen. Nuk e ndal sepse Ai është qartësisht përgjegjës për rrudhjen dhe përçarjet e derisotme. Tashmë që ka dhe Berishën përballë, është i mbaruar.

PD-së i duhet një kryetar dhe ekip tjetër që të përfaqësojë anëtarësinë e saj. Berisha mund të ndihmojë PD, por jo më Lulin.

As rikthimi i Tij në drejtim nuk është zgjidhje…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ciro di macio16/09/2021 15:02

po po te mbushme te çorapet e grisura, mama mia

Shqiptari13/09/2021 14:27

KA DY LLOJ IKJESH NGA NJE FORCE POLITIKE: IKJE SI INDIVID QË PËRFAQËSON VETËM VETEN DHE IKJE SI NJË INDIVID QË PËRFAQËSON NJE RRYMË, NJË GRUPIM, NJË NDRYSHIM, NJË PARIM APO NJË IDE. NË RASTIN E LULIT, IKJA E TIJ PËRFAQËSON VETËM VETEN E TIJ, SEPSE AI NUK KRIJOI DOT ASNJË RRYMË, ASNJË GRUPIM, ASNJË NDRYSHIM, ASNJË PARIM DHE ASNJË IDE. AI KA 8 VJET SI KRYETAR I EMËRUAR DHE PASTAJ I VETËZGJEDHUR, QË ËSHTË THJESHT PËR INERCI NJË IMITIM ARTIFICIAL SHUMË I KEQ I SALI BERISHËS. BASHA NUK E KRIJOI KURRE FIGURËN DHE STATUSIN E NJË LIDERI TË QËNDRUESHËM POLITIK, DHE PËR PASOJË NUK BËRI KURRË ASGJË NGA ATO QË U PREMTONTE DEMOKRATËVE DHE SIMPATIZANTËVE TË PD. PRA ËSHTË NJË POLITIKAN I PAQËNDRUESHËM DHE I PABESUESHËM. AI NË PD MERR VETËM VOTËN E TIJ DHE TË NDONJË SERVILI TË TIJ TË AFËRT, SEPSE NUK PËRFAQËSON ASKËND, PASI THJESHT IU IMPONUA DEMOKRATËVE NGA VETË SALI BERISHA. ABSOLUTISHT NUK JAM PËR RIKTHIMIN E SALI BERISHËS NË KRYE TË PD, AI DUHEJ TË ISHTE LARGUAR FARE NGA POLITIKA QË NË 2013, POR NDENJI ATY VETËM PËR TË MBAJTUR LULZIM BASHËN SI FIGURË. POR NUK JAM DAKORD ME MËNYRËN DHE KOHËN QË LULZIM BASHA PËRDORI PËR TË GODITUR SALI BERISHËN. TË DY DUHET TË IKIN NGA PD. BËNË AQ SA BËNË, DHANË AQ SA DHANË, POR KAQ. FUND!! AQ MË KEQ BASHA QË KA HUMBUR 4 HERË RADHAZI. PD NUK ËSHTË AS PRONË E SALI BERISHËS DHE AS E BASHËS. ËSHTË PRONA E ÇMUAR E DEMOKRATËVE SHQIPTARË! PARTIA DEMOKRATIKE DUHET TA LARGOJË URGJENTISHT LULZIM BASHËN, PËRPARA SE SA TË RRUDHET, TË SHKËRRMOQET DHE TË SHKRIHET FARE. PD KA NEVOJË PËR NJË LIDER TË PAPËRLYER, TË PA BËRË PIS, PËR NJË LIDER TË PASTËR, PËR NJË LIDER QË NUK MUND TA MBAJNË PENG AS DREJTËSIA, AS DASH, AS MAFIA DHE AS KRIMINELËT ME DHE PA PUSHTET, TË MOS JETË PENG I AFERAVE KORRUPTIVE, VJEDHJEVE DHE HAJDUTËRIVE. NDOSHTA PARTIA DEMOKRATIKE DUHET TË UDHËHIQET NGA NJË LIDERE ZONJË, SIÇ ISHTE ZONJA MERKEL PËR GJERMANINË. NJË ZONJË DHE DEMOKRATE E VËRTETË BREZ PAS BREZI, SIÇ ËSHTË ZNJ. TABAKU.

ReBo13/09/2021 11:10

Sakte fare! Nuk ke c'te shtosh!

Shto koment

Denonco