Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Ndarja e banesave, Berisha: Grushta e dajak vendçe në narko-bashkinë e Kurbinit!

Ndarja e banesave, Berisha: Grushta e dajak vendçe në narko-bashkinë e Kurbinit!

13:17, 22/08/2021
A+ Aa A-

Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama publikon dita ditës, blloqet e ndërtesave që po ngrihen në Kurbin për të pastrehët nga tërmeti, ka nxitur ethet dhe panikun tek zyrtarët vendorë që kanë përfituar nga tenderat dhe po shpresojnë të korrin fryte të tjera me aferat korruptive në ndarjen e këtyre banesave.

“Grushta e dajak vendçe në narko-bashkinë e Kurbinit! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, ka paralajmëruar i pari sot, ish-Kryeministri Sali Berisha, duke cituar qytetarët që tregojnë skandalet që po ndodhin, se si janë përfshirë në këto afera kryebashkiakja e Kurbinit dhe familjarët e saj.

“Dajak dhe grushta në bashkinë Kurbin, - tregon një qytetar në mesazhin e publikuar nga Berisha. -  Nënkryetari i bashkisë ka rrahur me grushta dhe karrike, Drejtorin e Zyrës së Shërbimeve në një lokal për prishje në pazaret e tenderave.

Qytetarët, pronarë të truallit ku po bëhet rindërtimi i banesave në Laç, kanë rrahur në mënyrë barbare me bishta lopatash e kazmash, burrin e Kryetares së bashkisë Kurbin, Majlinda Carës, sepse ka filluar të ndajë banesat në mënyrë klienteliste. Korrupsioni në bashkinë Kurbin është galopant.

Kryetarja injorante është ushtare e korrupsionit, zbatuese e pisllëqeve korruptive të Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës, prandaj edhe njerëzit vazhdojnë të mos marrin banesat e tyre që u takojnë me ligj,” ka theksuar qytetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco