Tritan Shehu/ Berisha deputeti legjitim dhe promotori i demokracisë

Tritan Shehu/ Berisha deputeti legjitim dhe promotori i demokracisë

19:10, 05/08/2021
A+ Aa A-

Sot jemi në muajin Gusht!

Megjithëse kanë kaluar mbi tre muaj nga zgjedhjet e 25 Prillit, që vetëm për formë mund të quhen të tilla, Parlamentit të ri në mënyrën me paradoksale, unike në botën demokratike, do t’i duhet akoma kohë për t’u formalizuar.

Së paku njerëzit kanë një lehtësim tashmë, nuk po shikojnë atë Kuvend anti kushtetues 122-sh, me 42 pupacë.

Por për të “shëruar” bëmat tragjike të krijuara prej tij në mënyrat më butaforike në shërbim të regjimit, do të duhet kohë, gjë që varet shumë nga PD për t’i rikthyer pluralizmit hapësirat e tij, tempullit të demokracisë dimensionet e realizmin e tij, për të cilat ka nevojë ky vend, pavarësisht se jemi në opozitë.

Pikërisht sepse ne përcojme vlerat, idealet, eksperiencën e PD deri më sot.

Pikërisht sepse të gjithë neve në atë Parlament që po vjen, prej Kryetarit Basha e deri te deputeti me i thjeshtë aty, prej deputetit më të ri e deri te promotori i Shqipërisë demokratike Berisha, i gjithë grupi i yne ka jo vetëm legjitimitetin e pa kontestueshëm të votes së qindra mijrave, por dhe domosdoshmërinë historike për të qëndruar e përballur së bashku në atë sallë, për të transmetuar prej andej mesazhe demokratike e shpresë për shqiptarët.

E kemi bërë disa herë me sukses këtë, të rrethuar nga të panjohura e rreziqe, dyshime dhe optimizëm, që nga ai Parlament i 1991 ku megjithëse në minorancë, prej andej arritëm të ndryshojmë Shqipërinë, duke kërkuar e luftuar për të vërtetën e të drejtën, ndonëse edhe mund të kemi gabuar disa herë.

Dhe sot ky vend ka përsëri nevojë për një përmbysje të tillë, që vetëm PD, duke hedhur ne betejë të gjitha kapacitetet e saj historike e të reja, mund ta realizojë.

Mundesi tjetër nuk ka, ndryshe e ardhmja nën këtë regjim do të jetë më e zezë për Shqipërinë, shqiptarët, e pa qartë për Rajonin, problematike për Partnerët.

Ndryshe askush nuk do na besojë e respektojë, as shqiptarët e as partnerët më të mirë, dhe as do të mund të pretendojmë në mbështetjen e tyre e shpërndarjen e ndonjë “mjegullnajë” të krijuar përkohësisht.

Të ardhmen ne do ta ndryshojmë me luftën tonë, punën tonë, qëndresën tonë.

Asgje nuk dhurohet, por fitohet, së paku këtë na ka mësuar eksperienca.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alienet05/08/2021 22:34

EDHE KY ESHTE PROMOTOR I KOMUNIZMIT!!!! HAHAHAHAHAHAH E MBYTET SHQIPERINI O LEGENA....

Shto koment

Denonco