VËZHGIM/ Shuplakat fallco të ambasadores Yuri Kim ndaj korrupsionit

VËZHGIM/ Shuplakat fallco të ambasadores Yuri Kim ndaj korrupsionit

17:28, 05/08/2021
A+ Aa A-

Ambasada Amerikane në reagimin për deklaratat e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkoi fakte dhe transparencë lidhur me vendimin e sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për shpalljen “Non grata”, tha këtë të enjte se lufta kundër korrupsionit përbën interes thelbësor për sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

Pavarësisht kësaj deklarate të ambasadës së SHBA, gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri ambasadorja Yuri Kim është shfaqur publikisht hapur në shoqërinë e zyrtarëve të mazhorancës, jashtë protokollit zyrtar, të cilët janë kallëzuar në organet e drejtësisë dhe në media për afera të rënda korruptive.

1-Rasti më konkret dhe i faktuar i përshrirjes në afera korruptive madje në tokën amerikane. Po flasim për kryeministrin aktual të Shqipërisë Edi Rama i cili përmes pagesave të paligjshme, duke përdorur një shqiptaro-amerikan të quajtur Bilal Shehu, arriti të siguronte një foto me ish-presidentin amerikan Barak Obama në prag të zgjedhjeve 2012 . Për këtë akuzë Edi Rama nuk u hetua kurrë në Shqipëri, ndërsa shqiptaro-amerikani Bilal Shehu u shpall fajtor për akuzën e financimit me para të jashtëligjshme të fushatës së Barak Obamës. Një gjykatë në Neë Jersey e shpalli fajtor Shehun për donacionin me vlerë 80 mijë dollarë, pasi ai pranoi para togave të zeza se shuma e parave kishte një burim jashtë SHBA-ve, ç’ka është e dënueshme nga legjislacioni amerikan. Shqiptari me shtetësi amerikane pranoi para gjykatës se këto para i kishte marrë nga një person që të merrte pjesë në takimin me Obamën në San Francisko në tetor të vitit 2012. Ligjet në SHBA ndalojnë shtetasit e huaj që të japin kontribut për fushatën elektorale presidenciale.

Image

2. Zonja Kim nuk e ka fshehur kurrë simpatinë e saj të cilën shfaq shpenguar dhe në publik, për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Që prej futjes së tij në bashkinë e Tiranës në vitin 2014, Erion Veliaj është paditur më shumë se njëherë për një seri akuzash në dëm të qytetarëve dhe parave publike të kryeqytetit. Një nga akuzat që shkëlqen në palmaresin e akuzave ndaj Erion Veliajt është edhe ajo për ndërhyrjen ne hetimet e prokurorisë për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në vitin 2016, në landfillin e Sharrës. Erion Veliaj u fotografua gjatë hetimeve të çështjes nën shoqërinë e ish-prokurorit të çështjes Petrit Fusha. Pak më vonë opozita dhe mediat akuzuan Veliaj se në këmbim të mbylljes së çështjes Gjoklaj, Erion Veliaj i akordoi kompanisë Fusha shpk, e afërt me prokurorin Petrit Fusha tenderin 20 milionë euro për ndërtimin e sheshit ‘Skëndërbej’. Ndërsa vetëm pak muaj më parë, përgjimet e antimafias italiane treguan sesi një njeri mjaft i afërt me pushtetin dhe i lidhur me organizatën kriminale Ndragheta, përveçse merrte fonde publike kishte negociuar me Erion Veliajn për t’i hapur rrugë ndërtimeve të tjera në Tiranë me qëllim pastrimin e parave të pista në sektorin e ndërtimit.

Image

 3. Ambasadorja Juri Kim nuk e ka fshehur kurrë edhe miqësinë e saj të veçantë me ministren Elisa Spiropali. Kjo e fundit është akuzuar në media se gjatë kohës kur ka drejtuar Doganat e Shqipërisë ëshë përfshirë në një korrupsion i cili në fund i ka siguruar asaj mbi 5 milionë euro abuzime. Si të mos mjaftonte kjo bashkëshorti i saj Salarion Tota është faktuar me dokumenta zyrtare i përfshirë në përfitime të jashtëligjshme tenderash në ujësjellësin e Fierit.

Image

4. Kryediplomatja amerikane Yuri Kim në faqen e saj në Instagram publikoi një foto me Taulant Ballën, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, ku teksa flasin për suksesin e reformës zgjedhore, ambasadorja shtron pyetjen se a dini se çfarë dhurate i bëri Balla?  Por përtej kësaj Taulant Balla është akuzuar publikisht dhe është kallëzuar në organet e drejtësisë  për lidhje me bandat kriminale të Elbasanit, të cilat në 21 prill shkaktuan konfliktin e armatosur, ku nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe tre të plagosur, mes të cilëve dhe dhëndri i Xhuvanit. Ndërkohë numri i dy i socialistëve ka pranuar edhe hapur miqësinë me Edmond Begon i arrestuar ne Itali për trafik droge si anëtar i bandës së Aldo Bares, dhe një nga përfituesit kryesor të lejeve të ndërtimit sidomos në Bashkinë e Tiranës ku përpos kësaj ka përfituar mbi 14 milionë euro tendera për investime publike.

Image

5. Foto dhe shoqëri të reklamuar publikisht si të tillë, ambasadorja amerikane Juri Kim ka edhe me Minsitren e Jashtme Olta Xhaçka. Por në 6 Prill të vitit të kaluar Partia Demokratike vendosi që tenderin për sigurimin e ushqimeve, me vlerë 1.5 milion euro ta dërgojë për hetim në Strukturën e Posaçme AntiKorrupsion. E akuzuara kryesore në këtë padi është ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Në atë që PD-ja e quan koordinim kriminal për vjedhjen dhe grabitjen e fondeve publike, për ministren e Mbrojtjes janë ngritur 6 akuza, mes të cilave ato për korrupsion aktiv dhe shpërdorim detyre.

Image

Akuzat publike e zyrtare për përfshirjen e figurave të mësipërme të shtetit shqiptar janë aty, e po ashtu edhe miqësia e zonjës ambasadore është po aty si një tregues minimalisht i standardit të dyfishtë që Yuri Kim përdor kur flet për korrupsionin dhe nevojën për dënimin e këtij fenomeni. Ndërsa sot e gjithë ditën, në asnjë organ të drejtësisë shqiptare apo ndërkombëtare nuk ekziston qoftë edhe një padi për korrupsion apo çfarëdo lloj kundravajte tjetër në adresë të ish kryeministrit Sali Berisha.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco