'Në shtator do operoj dhëmballën'- IRIQI bisedon me Erion Braçen

'Në shtator do operoj dhëmballën'- IRIQI bisedon me Erion Braçen

16:21, 05/08/2021
A+ Aa A-

Iriqi:- Pushoj zhurma te pallati që po ndërtohet pranë banesës tënde?

Braçe:- Pushoi lesh. Nuk dola më në dritare të bërtisja se ma dhjeu një shofer i betonieres.

Iriqi:- Çfarë të tha?

Braçe:- Mbylljani more grykën këtij kalamanit se na çau bythën, tha. Doja t’ja nxirrja që ta shihte atë çilimiun, por e zgjata e zgjata dhe nuk e vija dot mbi parvazin e dritares. Mora në cel Lali Plerin. Më tha, Braçe rri urtë se po jap tani një leje për pallat m’u te dera e hyrjes tënde. Që mos dalësh më i gjalë nga shtëpia, m’u hakërrye.

Iriqi:- Dhe ti s’u ndjeve?

Braçe:- Ka ca muaj që nuk ndjehem hiç. Se po e shoh që në shtator do operoj dhëmballën. Do bëhem si Majko më duket, po shyqyr që do jem në Kuvend. Pandehja se isha gjeli i farës së socialistëve, po Rama nuk pyet më për ne.

Iriqi:- Po për kë pyet?

Braçe:- Për mafien. Ata dëgjon. E ke parë që mes kësaj vape nuk e ndan xhaketën e madhe. Nga që ka dy antiplumba, jo një. Me një nuk shkon as te banja tani.

Iriqi:- Pra do përfundosh deputet i thjeshtë. Si do e mbushësh ditën?

Braçe:- Do shaj Saliun. Siç kam bërë këto 30 vjet. Ej, do jetë turp kur të dal në pension. Kur të luaj domino do më pyesin, ku ke punuar,o Erjon? Në ndërmarrjen e shpifjeve ndaj Berishës, do u them. Një jetë e shkuar dëm. Llapaqen dmth.

Iriqi:- Po në kryeministri ç’bëje?

Braçe:- Firmosja në vend të Ramës dhe luaja me letra në kompjuter. Se nuk m’i linin shkresat t’i lexoja. Mos ki frikë se nën gjatësinë 1,5 metro nuk futet burri në burg, më ka premtuar Rama.

Iriqi:- Po nëse nuk e mban fjalën?

Braçe:- E mban, e mban se kam 123 usb me mesazhet e tij. Më mësoi Saimir Tahiri. Ruaji vëlla se i gjati njeh veç frikën.

Iriqi:- Do qeverisni bashkë me Bashën?

Braçe:- Atë lusim. I kemi thënë dhe Kimetes t’i bëjë presion.

Iriqi:- Po pse u duhet?

Braçe:- Se ka ca punë që vetëm Basha i kryen. Psh, borxhi i Becchettit. Rama do thotë, asnjë kokërr leku nuk i jap, por s’kam ç’t’i bëj Bashës që m’u lut. Ose nuk doja të merrja borxhe, por m’u lut Basha. E kështu populli gjumë, te mafia parja lumë.

Iriqi:- Besoni se Basha do pranojë?

Braçe:- Patjetër. Kimetja na premtoi. Ndryshe...

Iriqi:- Ndryshe çfarë?

Braçe:- USA do e bëjë non grata bashkë me kunatin, do e kërcënojnë. Aty te kunati ai nuk mban dot. Ndaj do kapitullojë, do dorëzohet. Do e bëjmë se na e kërkon Biden, Merkel, Makroni dhe bidoni, do thotë. E populli si gjithnjë, urra dhe prapë pa ujë, pa drita e pa shpresë. Me Lali Erin majë kresë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco