Si u tërhoq SHBA nga futja në ‘listën e zezë’ nën ndikimin e Soros, të politikanit të njohur

Si u tërhoq SHBA nga futja në ‘listën e zezë’ nën ndikimin e Soros, të politikanit të njohur

15:47, 05/08/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka sjellë gjatë konferencës për shtyp edhe një rast të ngjashëm me rastin e tij.

Berisha tregoi historinë e një kryetari parlamenti, i cili ishte shpallur 'non grata' nga administrata e ish-presidentit amerikan, Barack Obama nën ndikimin e miliarderit kontrovers, George Soros.

Por ai vazhdoi të drejtojë parlamentin dhe vendimi i pabazuar, u rrëzua nga administrata e presidentit Donald Trump.

"Për rekordet kriminale, secili që akuzon pa fakte bazë, ka probleme madhore me karakterin. Kam qenë në një vend mik para pak vitesh dhe më priti kryetari i parlamentit. Kryetari i parlamentit ishte black-listuar si Sali Berisha. Jo vetëm ai, por edhe nja 9 apo 11 të tjerë. Të gjithë në përballje me George Soros. Ata vazhduan me sukses punën e tyre në parlament, i fituan dhe zgjedhjet më vonë. Administrata tjetër amerikane i hoqi ato vendime të marra mbi bazën e shpifjeve dhe trillimeve. Por e thashë edhe një herë. Ai drejtonte parlamentin, sigurisht i keqardhur. Nuk ka njeri që nuk ka keqardhje kur sheh të vijë një vendim nga një vend që admiron, pa asnjë bazë, pa asnjë fakt, asnjë dokument", rrëfeu Berisha përpara gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco