Berisha demaskon paktin Rama-Vuçiç, për ‘Ballkanin e Hapur’: Përçarës dhe destabilizues!

Berisha demaskon paktin Rama-Vuçiç, për ‘Ballkanin e Hapur’: Përçarës dhe destabilizues!

14:55, 05/08/2021
A+ Aa A-

Në konferencën e sotme për mediat ish-kryeminstri Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë edhe për projektin Rama-Vuçiç të pagëzuar me emrin “Ballkani i Hapur” i cili ka kundër shumicën të gjitha vendet e rajonit përveç Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Berisha garantoi faktorin ndërkombëtarë se kjo nismë është destabilizuese dhe përçarëse, por pavarësisht nga aktet që po firmos Rama-Vuçiç dhe Zaev ajo do është pa të ardhme si flaka në fijen e kashtës.

“Garantoj komunitetin ndërkombëtar se Ballkani i Hapur është nismë destabilizuese sepse Ballkani është delikat politikisht dhe nuk ka nevojë që të nxisim kundërshtira apo përçarje. Këta kanë nisur që në Novi Sad me dogmën e kamionit që pret 1100 vjet. Askush nuk është kundër lëvizjes së lirë të mallrave, por vetë Presidenti Donald Trump i rishqyrtoi një nga një traktatet tregtare sepse ato duhen bërë mbi bazën e modelimit të shkëmbimit të mallrave. Nëse Serbia subvencionon 50 euro për lopë dhe Shqipëria nuk subvencionon as 50 cent, vetëkuptohet që qumështi në Serbi del shumë më i lirë dhe fermeri i Lushnjes nuk përballet dot kurrë me fermerin serb”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco