Berisha sulmon miliarderin Soros: Reforma në drejtësi ka dështuar

Berisha sulmon miliarderin Soros: Reforma në drejtësi ka dështuar

12:59, 05/08/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha e sulmoi disa herë miliarderin kontrovers, George Soros, në konferencën për shtyp.

Ai tha se ai qëndron pas projektit për ndarjen e Kosovës, por mbi të gjitha ai qëndron pas nismës për të kapur drejtësinë në Shqipëri.

Berisha tha se reforma në drejtësi ka dështuar dhe epilogu i saj ishte marrëveshja mes KLGJ-së dhe ish-partneres së Edi Ramës, Dalina Fico. Berisha deklaroi sot se reforma në drejtësi ka dështuar, pavarësisht se ambasadorja Yuri Kim po përpiqet të promovojë si sukses reformën e George Soros.

Berisha deklaroi se anëtarët e Gjykatës së Lartë janë të kapur, ndaj dhe ata pranojnë një marrëveshje anti-kushtetuese, që dosjet e mbetura stok në këtë gjykatë të trajtohen sipas modelit të propozuar nga Delina Fico.

“E keni dëgjuar ju nëse Sadushit të Gjykatës së Lartë i është bërë veting? Po i është bërë, por e mbajnë të fshehur.

I bënë veting Edlira Petros dhe dolën parregullsi me pasurinë. I doli pasuria 20 mijë euro nga gjyshja, ndërkohë që një gjyqtare u largua se kishte marrë një dhuratë të vogël. Po Sokol Sadushit që iu zgjua gjyshja me 20 mijë euro pasuri dhuratë për Sokolin”, tha Berisha.

Sipas tij, probleme me veting ka edhe ish-ministri Ilir Panda, të cilit po iu publikuan të dhënat, ikën.

“Gjykatësi tjetër Pupo, ku e ka vetingun? Këta janë të kapur, ndaj dhe pranuan në heshtje që dosjet t’i marrin militantët që do të zgjedhë Delina Fico, ish-gruaja e Edi Ramës dhe gruaja e Bled Çuçit”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha e sulmoi Sorosin duke thënë se qëndron pas nismës 'Ballkani i hapur'. Berisha tha se nisma synon destabilizimin e rajonit. 

“Garantoj komunitetin ndërkombëtar se Ballkani i Hapur është nismë destabilizuese sepse Ballkani është delikat politikisht dhe nuk ka nevojë që të nxisim kundërshtira apo përçarje".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti05/08/2021 13:17

Komplimenti doktor,soros duhet dorezuar putin

Shto koment

Denonco